Enterijeristët e konsiderojnë ngjyrën e murrme si të përkryer. Zakonisht përkdoret si nënshtresë për vënien në pah dhe theksimin e disa pjesëve të hapësirës dhe të detajeve në të. Përputhet leht me ngjyrat e tjera, ndërsa disa prej kombinimeve janë jashtëkohore, siç janë ajo portokalli dhe e murrme që, shpeshherë, në botën e biznesit lë mbresën e ekskluzivitetit. Kromatika dhe psihologjia e ngjyrave e karakterizojnë të murrmën si ngjyrë të ftohtë, joemotive dhe konservative e cila nuk ka ndonjë ndikim stimulues tek njeriu. Ajo është e fortë dhe e qëndrueshme, ofron ndjenjën e qetësisë dhe të sigurisë. Simbolizon pjekurinë, intelektin e diturinë si dhe zotësinë biznesore dhe përgjegjësinë. Për këtë arsye nuancat e ngjyrës së murrme zakonisht hasen në hapësira formale, në zyra dhe në hapësira biznesore.
Ngjyra e murrme nuk është patjetër e mërzitshme
Ekspertët e rregullimit të hapësirës do ju thonë se mbizotërimi i ngjyrës së zezë në një hapësirë mund të shkaktojë melankoli dhe depresion. Nëse e përdorni në mënyrë joprofesionale ju rrezikoni që shtëpia e juaj t’i ngjajë një mjedisi afarist pa gjallëri ose një terminali të aeroportit. Prandaj boja e murrme përdoret si bojë prapavije mbi të cilën pastaj vihen bojrat e tjera më të forta/ndezshme dhe në këtë mënyrë arrihet efekte e dëshiruara. Nuancat më të çela të ngjyrës së murrme mund ta zëvendësojnë shumë mirë, e madje në mënyrë edhe më efikase, ngjyrën e bardhë në vend të nënshtresës, ndërkaq nuancat e errëta, ngjyrën e zezë. Nëse kombinohet sipas sipas rregullit me bojrat e tjera, e murrmja bëhet më e sofistikuar, më kreative dhe më inspiruese. Ajo ka ndikim qetësues në ngjyrat përrreth dhe zbut shkëlqimin toneve të ndritshme. Këto janë disa prej rregullave themelore të përputhjes së ngjyrës së murrme me ngjyrat e tjera, edhe pse rregullat nganjëherë janë për t’u shkelur, e ngjyra e murrme këtë jua lejon plotësisht. Nëse nuancat më të çela i kombinoni me nuancat pasteline të ngjyrës së kaltër, rozë, të gjelbër dhe lavandë ju do arrini të ashtuquajturin parim femëror. Për të krijuar një ambient më mashkullor në hapësirën t’uaj, do të duhej që këto ngjyra të jenë me tone më intensive. Mirëpo, nëse në hapësirën/shtëpinë t’uaj mbizotërojnë nuancat e errëta të ngjyrës së murrme, kujdesuni që ndriçimi të jetë më i fortë dhe i shpërndarë në mënyrë të barabartë. Boja e murrme është bojë metali, argjendi, dhe me të mund të realizoni një efekt të teknologjisë së lartë dhe të industrisë. Retro pamja mund të arrihet nëse mbi nënshtresën e murrme shtohen detaje pink/rozë të ndritshme. Ngjyra e murrme ka fuqinë që të ashtuquajturat ngjyra të ngrohta me tone të arit, të verdha dhe të kuqe, pjesërisht t’i freskojë. Freskinë dhe gjallërinë e ofrojnë detajet e verdha të ndritshme mbi një bazë të murrme diç më të errët. Ngjyra e murrme e pëllumbit me ngjyrën e verdhë të limonit gjendet në listën e kombinimeve më të përkryera. Absolutisht kohëve të fundit IN është një miks modern i ngjyrës së murrme elegante me ngjyrën e kuqe energjike, veçanërisht në dhomat e ditës.
Apsolutno IN u poslednje vreme jeste moderan miks elegantne sive sa energičnom crvenom bojom, naročito u dnevnim sobama.
I još jedna veoma korisna informacija - siva veoma uspešno sakriva mrlje i nepravilnosti na zidnim površinama.
Ljudsko oko može razlikovati oko 500 nijansi sive, od tamne grafitne, slonove kože, preko golubije sive, srebrne i boje betona i kamena...
Ništa nije tako lično kao odabir boja za zidove prostora u kojem boravite. Zato vam predlažemo da upotrebite prednosti modernih tehnologija i pomoću naše aplikacije pronađete Vašu idealnu kombinaciju. Pogledajte kako određeni se tonovi sive uklapaju sa drugim bojama i sve to u prostorijama različite namene, pa i na zidovima Vašeg prostora.