Ajo përshpejton qarkullimin e oksigjenit nëpër tru, shton aftësinë e përqëndrimit dhe mësimit. Portokalli është e vetmja ngjyrë që e ka marrë emrin nga pema, portokalli. Është gjithmonë në trend dhe aktuale, sidomos nga koha kur „Forbes magazine“ e ka shpallur tepër me ndikim në marketing. Ekzistojnë nuanca të ndritshme dhe të errëta të ngjyrës portokalli varësisht nga prania e të verdhës dhe e të kuqes: terakota, shafrani, ngjyra e kungullit, e pjeprit, kajsisë, pjeshkës, pudrës...
Te dekorimi i enterierëve, ngjyra portokalli është e përshtatshme për hapësirat e të gjitha destinimeve vetëm nëse përdoret nuanca përkatëse. Meqë është intensive dhe tejet e ngrohtë, ngjyra portokalli nuk rekomandohet si ngjyrë mbizotëruese por gjithmonë në kombinim përkatës me ngjyrat e tjera.
Portokalli është shembulli më i mirë i rregullit themelor të dizajnimit: nuk ka ngjyrë të keqe, kemi vetëm kombinim të tyre të keq (joprofesional).
Si të arrini që ngjyra portokalli në murin t’uaj të shkëlqejë me shkëlqim të plotë
Ngjyra portokalli jep shumë mundësi për veprim kreativ me nuancat e saj në enterier dhe për arritjen e efekteve të ndryshme. Po që se përzgjidhet në mënyrë profesionale nuanca e duhur kjo ngjyrë mund të përdoret në çdo hapësirë/dhomë, pa marrë parasysh funksionin e saj. Megjithatë, duhet të kihet parasysh se portokalli është skajmërisht e ngrohtë dhe se në aspektin pamor e zvogëlon hapësirën. Për këtë arsye do duhej të kombinohej me tone më të ftohta dhe të përdoret në hapësirat me ndriçim të mirë.
Psikologët theksojnë ndikimin tejet pozitiv të ngjyrës portokalli në koncentrim, mësim dhe në formimin e personalitetit. Së këndejmi, kjo ngjyrë është ideale për dekorimin e dhomës së fëmijëve dhe të zyrave. Veçmas është aktual bashkimi i ngjyrës së kaltër dhe portokalli, që i jepë një pamje harmonike dhe autentike dhomës së vogëlushëve. Portokalli nxit komunikimin, zbut nervozizmin, el kjo e bën të përkryer për hapësirat në të cilat qëndrojnë më shumë njerëz, e të cilat shërbejnë për shoqërim dhe festime, siç është dhoma e ditës/ndejës. Kjo ngjyrë ngazëllyese dhe energjike stimulon aktivitetin, andaj disajnerët e rekomandojnë për hapësira në të cilat bëhen ushtrime.
Është mirë të shmangen nuancat e forta të kësaj ngjyre në dhoma të fjetjes ngase, edhe pse nuk është aq e zjarrtë dhe agresive sikur e kuqja, mund ta çrregullojë gjumin dhe të shkaktojë shqetësime. Nga ana tjetër, kjo ngjyrë në kuzhinë është tepër e mirëseardhur, por vetëm nëse nuk jeni në një regjim të veçantë të ushqimit dhe dijetës. Ngjyra portokalli e shton shumë dëshirën për ushqim dhe e përmirëson oreksin, kështu që e përdorin shpesh pronarët e restoraneve dhe të bareve. Një hit i plotë kohëve të fundit janë detajet, elementet e kuzhinës ose pultet me ngjyrë portokalli.
Një mirëseardhje të ngrohtë dhe të këndshme mund ta krijoni duke i lyer sipërfaqet e mureve të koridoreve me nuanca të buta të ngjyrës portokalli, siç janë ngjyra e pjeshkës, e kajsisë, e lëkurës dhe e lososit. Tonet intensive dhe të gjalla të citrusit të ngjyrës portokalli në detaje ose në disa prej pjesëve të hapësirës do ta ngjallë ambientin duke i dhënë një energji rinore. Tonet e errëta të kungulllit ose qelibarit ofrojnë një ngrohtësi dhe konfor shtesë. Me siguri se nuk do të gaboni nëse krahas ngjyrës portokalli do të përdorni ngjyrën e bardhë e cila do t’i jepë hapësirës dritën e nevojshme. Një pamje atraktive, të sofistikuar dhe elegante do ia jepë hapësirës një kombinim deri diku i pazakonshëm me ngjyrën vjollcë e cila, po ashtu, mund të plotësohet me detaje shtesë. Tonet gështenjë krahas ngjyrës portokalli krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme ideale për dhomën e ditës dhe të fjetjes, por edhe për trepezari. Ngjyra portokalli është e shkëlqyer edhe për të „menjanuar“ monotoninë e të murrmes, ndërkaq pranë ngjyrës së gjelbër do të krijoni në hapësirën e banjos një pamje të freskët dhe bashkëkohore. Dhe në fund, për një mjedis magjik dhe ekzotik, mistik e të ngrohtë kombinojeni me ngjyrën e zezë dhe, gjithësesi, do të keni një interier „in“ sipas trendit të fundit.
Nëse doni të shihni se si kjo do të dukej me nuancat ngjyrës portokalli Maxima në hapësirat e caktuara, e madje edhe në muret t’uaja që dëshironi ti stilizoni, shikojeni aplikacionin tonë. Nëse doni ta realizoni efektin që e keni përzgjedhur, më së miri është që t’i drejtoheni ekipit të dëshmuar të ekspertëve tanë.