Së pari, kemi në dispozicion një numër të madh ngyrash dhe nunacash të tyre si dhe mënyra të panumërta për t’i kombinuar. Shijet janë të ndryshme, ndërkaq edhe bukuria e enterierit është në perceptimin e shikuesit. E nëse kësaj i shtohet edhe fakti se për shijet nuk mund të diskutohet... Pak ngjyra - monotoni, tepër - kaos me pamje të kiçit. E siç e dimë ajo që e synojmë është krijimi i harmonisë. Nëse ju shkon mendja tek to, kjo përbën një arsye e mjaftueshme që t’ju dhemb koka. Për fat, ekzistojnë disa rregulla të thjeshta për kombinimin e ngjyrave të cilat gjithmonë japin rezultate.
Njëra prej mënyrave matematikisht të sakta që t’i përshtatni ngjyrat në hapësirën t’uaj dhe të krijoni një ambient të baraspeshuar është zbatimi i parimit të triadave. Për këtë qëllim ju nevojitet vetëm një rreth i thjeshtë ose një paletë qarkore prej 12 ngjyrash dhe një trekëndësh barabrinjes që do ta shënoni në të. Dhe magjia fillon...
Çfarë janë triadat?
Njëra prej rregullave përgjithësisht të pranuara është ajo se për dekorimin e hapësirës më së miri është të përdoren tre ngjyra. Por cilat janë ato tre ngjyra? Si të arrihet kombinimi i duhur?
Në lidhje me këtë duhet të kemi njohuritë themelore për rrethin e ngjyrave dhe ndarjen e tyre. Të gjitha ngjyrat ndahen në ato primare, dytësore dhe terciare, pastaj në ngjyra të ngrohta e të ftohta dhe në fund në të errëta dhe të ndritshme. Secila prej tyre mund të shërbejë për arritjen e efektit të caktuar dhe për mbulimin e të metave në hapësirë. Kështu p.sh. hapësira e ngushtë dhe e errët e ngjyrës së ftohtë siç është e kaltra, do të zgjërohet dhe do të rritë ndriçimin.
Nëse ngjyrat e renditura në rreth i vështrojmë me metoda matematikore mund të vijmë te ato ngjyra që përshtaten mirë në hapësirë. Nëse e paramendojmë trekëndëshin barabrinjes në rreth, do i fitojmë ngjyrat triade.
Triada janë ngjyrat me dostancë të barabartë në paletën qarkore të ngjyrave. Në rrethin prej 12 ngjyrash kjo është secila nuancë e kaltër. Në këtë mënyrë i fitojmë 4 paleta të ndryshme ngjyrash:
• Triadën e ngjyrave primare: e verdha, e kuqja dhe e kaltra
• Triadën e ngjyrave dytësore: e gjelbra, vjollcë dhe portokalli
• Triadën e ngjyrave terciare: e verdha/portokalli, e kuçja/vjollcë dhe e kaltra/e gjelbra
• Triadën e ngjyrave terciare: e verdha/e gjelbra, e kuqja/portokalli dhe e kaltra/vjollcë
Ngjyra e bardhë dhe e kuqe shtohen në të gjitha këto nuanca në mënyrë që të fitohen tone më të ndritshme ose më të errëta.
Laramania e baraspeshuar dhe e hijeshme në hapësirën t’uaj
Ngjyrat janë një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm për krijimin e ambientit të caktuar në enterier. Me kombinimin e ngjyrave sipas parimit të triadave krijojmë hapësira dinamike e të hareshme që janë të përshtatshme për dhomat e fëmijëve. Triada të cilën e përbëjnë ngjyrat e ngrohta është tejet intensive dhe mund të jetë e pakëndshme nëse i japim hapësirë të njëjtë sëcilës prej tyre. Gjallërinë dhe intensivitetin mund të qetësojmë duke e përdorur njërën ngjyrë si mbizotëruese, ndërsa dy të tjerat si dytësore dhe theksuese. Thjesht e vëjmë një temen të trekëndëshit në ngjyrën e preferuar ose të dëshiruar, ndërsa dy temenët e tjerë do na i japin dy ngjyrat e tjera me të cilat do të krijojmë pamjen ideale të enterierit tonë. Krahas kësaj, ekzistojnë edhe detaje të tjera thelbësore që duhet të kihen parasysh me rastin e përzgjedhjes së nuancave për hapësirën e caktuar. Krahas ambientit të dëshiruar janë edhe destinimi, ndriçimi, dimensionet, orientimi...
Rregullimi i hapësirës mund të jetë një punë tejet stresuese. Shumçka duhet ditur, por edhe më e rëndësishme është të zbatohet.
Pos kësaj, në treg ekzistojnë shumë prodhues të materialeve për dekorim, andaj shtrohet pyetja si të përzgjidhet ai me cilësi të duhur dhe në pajtim me dëshirat dhe mundësitë. Ne ju propozojmë që t’i drejtoheni ekipit profesional i cili me materialet e punuara sipas teknologjisë më bashkohore, me njohuritë dhe përvojën shumëvjeçare, do t’i realizojë plotësisht idetë t’uaja.















