Lozni me ngjyra sipas sistemit 60-30-10%

Shumë herë deri tani ju kanë pyetur, cila është ngjyra juaj e preferuar. Të gjithë e kemi, disa sosh. E tani paramendojeni hapësirën në të cilën qëndroni, punoni dhe pushoni të lyer me ngjyrën tuaj të preferuar. I vetmi efekt që do ta arrihet është monotonia.

Pra, duhet përdorur më shumë ngjyra. 

Por si të përshtaten të gjitha këto ngjyra në mënyrë që të krijojmë një ambient që e dëshirojmë dhe në të cilin do të ndihemi mirë? Renditja e ngjyrave është njëri prej elementëve më të rëndësishëm të teorisë ngjyrave dhe dekorimit të enterierëve me ngjyrë. Kjo është edhe njëra prej pyetjeve të para që imponohet kur e fillojmë adaptimin e hapësirës. Pështatja themelore e ngjyrave fillon nga rrethi i ngjyrave, përkatësisht nga spektri i ngjyrave të renditura në rreth. Më së shpeshti haset versioni i rrethit prej 12 ngjyrave. Në kuadër të spektrit dallojmë ngjyrat primare, dytësore dhe terciare. Pasi ta kemi mësuar këtë, mund t’i kombinojmë sipas disa sistemeve të përcaktuara dhe të dëshmuara duke pasur parasysh edhe efektin që dëshirojmë ta arrijmë.

Rregulli i përshtatjes së ngjyrave 60-30-10%

Rregulli themelor i disajnimit për raportin e ngjyrave në hapësirën e caktuar është 60-30-10%. Nëse i përmbaheni me siguri se nuk do të gaboni dhe kësisoj do ta krijoni një pamje të baraspeshuar të interierit t’uaj.

E përkthyer në rregullimin e hapësirës kjo do të thotë se 60% e përbënë ngjyra e mureve, 30% ngjyra e mobilieve, e rafteve, perdeve, tapetave (tepihëve) etj., ndërsa 10% ngjyra e detajeve, siç janë fotografitë, jastëkët, llambat dhe dekorimet e tera akcesore. Ngjyrat mund t’i përgjedhni sipas parimit të kontrastit ose harmonisë. Më e rëndësishmja është që ngjyrat të përshtaten. Para kësaj duhet t’i njohim karakteristikat kryesore të ngjyrave si dhe ndikimin dhe efektet që i prodhon kombinimi i tyre. Ato ndahen kryesisht në nuanca të ngrohta e të ftohta, të errëta dhe të ndritshme. Për që të tre ngjyrat mund të përdoren edhe nuancat e të njëjtës ngjyrë, por mund të jenë edhe krejtësisht të ndryshme. Në shembullin konkret kjo duket si vijon: ngjyrë mbizotëruese në dhomën e ndenjes është zakonisht ndonjëra nga nuancat gështenjë, bezh, e murrme ose e bardhë. Natyrisht, mund të jetë edhe cila do ngjyrë tjetër që e preferoni aq shumë sa t’ia lëni pjesën më të madhe të hapësirës.
Dytësore mund të jetë cila do qoftë prej gjyrave t’uaja të preferuara që është komplementare me ngjyrën mbizotëruese. Nëse e bardha është mbizotëruese, dytësore ideale do mund të ishte e murrmja ose e zeza. Ngjyra theksuese shërben për ta vënë në pah dhe për t’ia dhënë vulën autentike hapësirës. Kryesisht përdoren ngjyrat e ndritshme intensive edhe pse, varësisht nga dy të tjerat, mund të përdoret edhe nuanca neutrale, pastel. Krahas ngjyrës bazë të bardhë, dytësore të murrme ose të zezë, ngjyrë efektive theksuese mund të jetë e kuqja intensive.

Ja se si do ti shkelni rregullat

Rregullat janë për t’u shkelur, si në jetë ashtu edhe me rastin e rregullimit të hapësirës. Por që një rregull ta anashkaloni së pari duhet ta njihni shumë mirë. Nëse për nga natyra jeni rrebel ose baraspeshën e shihni pak më ndryshe, gjithherë mund t’i shkruani rregullat t’uaja. Për shembull, mund të eksperimentoni me përpjestimin 30-30-20-20% derisa t’i jepë rezultatet dhe baraspeshën e nevojshme në hapësirën t’uaj. Ose provojeni formulën 110%. Thjesht, në vendë të njërës përzgjidhni dy ngjyra theksuese të ndritshme. Kjo është plotësisht e mjaftueshme për të arritur efektin e dëshiruar dhe të mjaftueshëm autentik.

Nëse kjo edhe më tutje ju duket tepër e komplikuar ngase nuk është fusha që ju intereson, ndërsa e dëshironi një hapësirë te dekoruar me shije dhe në mënyrë cilësore, gjithmonë mund t’i drejtoheni ekipit profesional. Dëshirat dhe mundësitë t’uaja, me materialet e cilësisë së duhur dhe me ekspertët të cilët të gjitha do t’i planifikojnë dhe realizojnë, janë formulë e sigurtë e suksesit.





Këshilla të tjera

Teksti alternativ i nënkuptueshëm

Nga fabrika e braktisur deri te inspirimi

Jo rrallë, pikturat si vepra artistike llogariten si elite, vlera të paarritshme që shihen nëpër galeri dhe muze. Mir...

DOWNLOAD CENTAR.jpg

Arti në muri

Shumica e Molerave me përvojë do tua thonë një gjë - ngjyrosja apo gëlqerosja për ta është më shumë se ngjyrosje e mu...

pigmenti11.jpg

Pigmente te ngjyrat e mureve (tonerët)

Nuk ka bukuri pa ngjyra dhe ngjyrat flasin me të gjitha gjuhët. Shumë prej nesh pajtohen me këtë thënie. Të gjithë e...

BRAON BOJA.jpg

Ngjyra gështenjë - pasurojeni hapësirën t’uaj me fuqin...

Ngjyra gështenjë bën pjesë ndër ngjyrat neutrale sekundare e cila fitohet me përzjerjen e ngjyrës së kuqe, të gjelbër...

bojanka.jpg

MAXIMA libër për ngjyrosje – dhuratë për kreativët tan...

Librat për ngjyrosje për fëmijë gjithmonë kanë qenë vegla efikase për prindërit për ta pushtuar vëmendjen e fëmijëve...

50 NIJANSI SIVE.jpg

50 nuanca të ngjyrës së murrme në hapësirën/shtëpinnë ...

Ngjyra e murrme është ngjyrë neutrale, ngjyrë kompromisi. Fitohet me përzjerjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë, dy t...

TOPLE I HLADNE BOJE.jpg

Nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ngjyrave në enterie...

Me siguri se deri tani jeni njoftuar me ndarjen e ngjyrave në të ngrohta dhe në të ftohta. Po ashtu, ndoshta e dini s...

ŽUTA BOJA.jpg

Ngjyra e verdhë - mbusheni hapësirën tuaj me lumturi d...

Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë. Kjo është ngjyra më stimuluese nga të gjith...