Mistika dhe eleganca e ngjyrës së zezë në enterier

Ngjyra e zezë është JOngjyrë e cila nuk reflekton asnjë pjesë të spektrit, por e thithë në vetëvete tërë spektrin andaj edhe e përjetojmë si një ngjyrë jashtëzakonisht të errët. Mund të thuhet edhe se të gjitha ngjyrat e tjera nuk janë të zeza. Pranë të zezës të gjitha ngjyrat e tjera duken dukshëm më të ndritshme andaj ajo është kontrasti i tyre ideal.

Për shumë artistë dhe disajnerë ngjyra e zezë është mbretëreshë ndër ngjyra.

Ngjyra e zezë gjithmonë simbolizon misterin, rrezikun, sofistikimin dhe elegancën, glamurin dhe luksin. Në psikologjinë e ngjyrave e zeza ndërlidhet me autoritetin dhe fuqinë, qëndrueshmërinë emotive dhe sigurinë. Ajo ngjall emocione tepër të forta. Ngjyra e zezë shton vetëbesimin dhe jep fuqi. Konsiderohet shumë serioze dhe formale, andaj përdoret shpesh për ngjyrosjen e hapësirave biznesore ngase asocon prestigjin. 

Nga ana tjetër, e zeza është edhe ngjyrë e autenticitetit dhe rrebelimit. Ajo është edhe ngjyrë e natës së errët, pafundësisë së Universit dhe ujrave të thella mistike. Sipas Feng Shui-ut ajo vibron me energjinë e forcës dhe mbrojtjes. Muri i zi paraqet një sfidë të vërtetë me rastin e dekorimit të enterierit. Nevojitet një dozë e kurajos dhe njohja e mirë e karakteristikave të ngjyrave dhe materialeve dhe ngjyra e zezë mund të duket për mrekulli në një hapësirë të madhe apo të vogël. Me një aplikim të kujdesshëm dhe profesional do të shmangen të gjitha efektet e padëshirueshme, ngase ngjyra e zezë shumë leht mund t’ia zë frymën hapësirës.

Ngjyra e zezë në sipërfaqet e mureve

Ngjyra e zezë simbolizon thellësinë, forcën dhe përkufizimin e çdo hapësire. Nuk do duhej assesi ta anashkalojmë këtë ngjyrë me rastin e dekorimit, edhe pse ajo mund të ngjallë një ndjenjë të rëndë nëse nuk dozohet drejt. E zeza gjithësesi nuk rekomandohet si ngjyrë mbizotëruese, por në pjesën më të madhe të hapësirave mund të shërbejë për krijimin e detajeve të pashlyeshme. Ngjyra e zezë nuk rekomandohet për dhomat e fëmijëve, e sidomos për fëmijët e moshave të reja.

Hapësira ideale për shfrytëzimin e përparësive të ngjyrës së zezë është banjoja. Me një kombinim profesional të ngjyrës së zezë me ngjyrat e tjera çdo banjo mund të stilizohet në mënyrë elegante dhe bashkëkohore. Tonet e zeza janë tejet të përshtatshme për kuzhina, e sidomos për elementet e kuzhinës. Për një efekt të plotë dhe kthjelltësi shtesë dekoruesit propozojnë bojëra speciale me shkëlqim. Dhoma e fjetjes është vend ideal për kombinimin e ngjyrës së zezë me ngjyra të tjera. Ngjyra e zezë, si synonim për elegancën, më së mirë është të kombinohet me ngjyra të ndritshme siç janë ngjyra e bardhë, rozë, e verdhë...

Ngjyra e verdhë e hareshme dhe entuziaste në kontrast me ngjyrën e zezë të qetë dhe të thellë është kombinimi që do ta hasni shpesh në faqet e para të revistave bashkëkohore për rregullimin e enterierëve. Ky është një kombinim ku nuk mund të gaboni. Ngjashëm është edhe me ngjyrën pink të ndritshme dhe të gjallë e cila pranë ngjyrës së zezë duket mjaft simpatike dhe rinore.

Ngjyra portokalli dhe e kuqja intensive mbi nënshtresën e zezë mund të duken atakuese dhe agresive, andaj duhet të jeni të kujdesshëm veçanërisht me rastin e këtyre kombinimeve. Nëse jeni në mëdyshje, ngjyra zi-bardh është kombinim jashtëkohorë që ju lë hapësirë të mjaftueshme për t’i shfrytëzuar në mënyrë kreative detajet. Me rastin e dekorimit të hapësirës, përzgjedhja e duhur e ngjyrave është gjysma e suksesit. Gjysmën tjetër e përbëjnë materialet cilësore në treg të prodhuesve të dëshmuar si dhe ekipi i profesionistëve i cili ato do të dijë t’i shndërrojë në një kryevepër në murin t’uaj. Ne ju ofrojmë mundësinë të bëheni disajnues virtual dhe me ndihmën e aplikacionit t’i provoni kombinimet e preferuara të bojëy së zezë dhe të bojrave të tjera Maxima, dhe të gjitha këto në sipërfaqet e mureve të hapësirave të ndryshme, si dhe në pamjen e hapësirës suaj që dëshironi ta stilizoni.





Ostali saveti

Teksti alternativ i nënkuptueshëm

Nga fabrika e braktisur deri te inspirimi

Jo rrallë, pikturat si vepra artistike llogariten si elite, vlera të paarritshme që shihen nëpër galeri dhe muze. Mir...

DOWNLOAD CENTAR.jpg

Arti në muri

Shumica e Molerave me përvojë do tua thonë një gjë - ngjyrosja apo gëlqerosja për ta është më shumë se ngjyrosje e mu...

pigmenti11.jpg

Pigmente te ngjyrat e mureve (tonerët)

Nuk ka bukuri pa ngjyra dhe ngjyrat flasin me të gjitha gjuhët. Shumë prej nesh pajtohen me këtë thënie. Të gjithë e...

BRAON BOJA.jpg

Ngjyra gështenjë - pasurojeni hapësirën t’uaj me fuqin...

Ngjyra gështenjë bën pjesë ndër ngjyrat neutrale sekundare e cila fitohet me përzjerjen e ngjyrës së kuqe, të gjelbër...

bojanka.jpg

MAXIMA libër për ngjyrosje – dhuratë për kreativët tan...

Librat për ngjyrosje për fëmijë gjithmonë kanë qenë vegla efikase për prindërit për ta pushtuar vëmendjen e fëmijëve...

50 NIJANSI SIVE.jpg

50 nuanca të ngjyrës së murrme në hapësirën/shtëpinnë ...

Ngjyra e murrme është ngjyrë neutrale, ngjyrë kompromisi. Fitohet me përzjerjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë, dy t...

TOPLE I HLADNE BOJE.jpg

Nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ngjyrave në enterie...

Me siguri se deri tani jeni njoftuar me ndarjen e ngjyrave në të ngrohta dhe në të ftohta. Po ashtu, ndoshta e dini s...

ŽUTA BOJA.jpg

Ngjyra e verdhë - mbusheni hapësirën tuaj me lumturi d...

Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë. Kjo është ngjyra më stimuluese nga të gjith...