Galeri jokonvencionale artistike mund të ketë kudo, ndërsa inspirimi për artistin vizual mund të jetë absolutisht gjithçka që e rrethon. Dëshmi për këtë është një copë e shijshme e shalqirit që paraqitet në një mur betoni në një fabrikë të braktisur për banesa e cila gjendet në afërsi të Podgoricës.
Objektet e braktisura industriale, fabrikat, magazinat, kazermat... qëndrojnë të nemitura përreth nesh dhe dëshmojnë për idealet ekonomike të një kohe të kaluar. Këto vende plotësisht të rëndomta, me të vërtetë koha i ka formësuar në diçka të jashtëzakonshme. Nën mëshirën e natyrës dhe të shkreta, të shkatërrimit dhe të disa kalimtarëve të rastit, më së shpeshti janë të dënuara që të zhduken. Për shumicën e njerëzve, ato janë ndërtesa të trishtuara, rrënoja të errëta që e shkatërrojnë bukurinë dhe sigurinë në ndonjë rajon.
Mirëpo, artistët e shikojnë botën në mënyrë tjetër, ndërsa nuk e pëlqejnë atë që e shikojnë, ata e përdorin dhuntinë e tyre që ta ndryshojnë, zbukurojnë dhe t’i japin kuptim të ri.
MAXIMA gjithmonë është këtu, me ngjyrat dhe me materialet e saj që ta përkrahë çdo ide kreative.
Ngjyrat flasin më zëshëm se fjalët
Objektet e vjetra e të braktisura industriale shumë shpesh bëhen shesh lojërash për inspirimin e artistëve vizualë. Aty paraqiten veprat origjinale artistike, një lloj i vizionit të idealizuar dhe gjithsesi interesant i realitetit.
Në 10 kilometra nga Podgorica, në Spuzh gjendet fabrika e braktisur e banesave. Muret e lartë nga betoni me dekada i ruajnë kujtimet e njërit prej gjigantëve ekonominë nga Jugosllavia e vjetër dhe janë skenografi ideale për film fantastik-shkencor.
Duke shëtitur përreth saj, artisti vizual Misho Joksiq i cili gjithashtu jeton në afërsi, kishte parë diçka tjetër. Pasi që për artistin nuk ekziston e pamundshmja dhe jo e zakonshmja, shumë shpejtë objekti prej betoni që gjendet në fushën në afërsi, ai e shndërroi në copë kaçkavalli Trapist. Pas kësaj, në njërin mur të vdekur të fabrikës u paraqit një copë e shalqirit. I gjithë procesi është paketuar në një video reportazh interesant në bashkëpunim me Matija Mitroviq, Ana Bozhoviq dhe Ivan Knezheviq i cili e kishte bërë regjinë e këtij video reportazhi.
Neve na interesonte se përse ishte vendosur për këtë lloj të shprehjes artistike dhe cili është qëllimi i tyre?
“Nuk e di përse, ndoshta për shkak se është e pamundur që në mes të fushës të qëndrojë një copë kaçkavalli. Në disa qindra metra më larg, të paraqitet një shalqi i madh. Mendoj se diku prapa trurit e kisha Klaes Oldenburgun dhe skulpturat e tij të mëdha. Që atëherë mendoj më shumë në drejtim që, nga objektet e zakonshme të përdorura të bëj diçka jo të zakonshme dhe t’u jap kuptim krejtësisht të ri, me ngjyrë këtë ta materializoj e ta gjallëroj.”
Në të dy projektet, Misho ka punuar me materiale dhe ngjyra të Maxima. Ai do ta thotë këtë për bashkëpunimin me kompaninë tonë.
“Në plan janë projektet e mëtejshme me Maxima dhe më vjen mirë që po bëhet firmë e cila po e ndihmon artin dhe artistët që të afirmohen dhe se nuk e përdorin artin vetëm si reklamë dhe për prezantimin e produktit të saj.”
Kush është Misho Joksiq?
Artisti malazias Misho Joksiq ka lindur në Doboj, BeH. Është diplomuar në dizajnin grafik në FAB (Fakultetin e Arteve të Bukura) në Cetinjë dhe jeton e punon në Podgoricë. Merret me vizatim të muraleve, hapësirave, lokaleve, fotografi dhe ilustrim. Ai e ka dhënë kontributin e tij artistik me fotografimin e Kështjellës Shpanjolla, ndërsa disa prej muraleve më të njohura në Podgoricë janë vepra të tij.

















