Ngjyra e gjelbër - lyejeni hapësirën t’uaj me natyrën

Enterieristët thjesht e adhurojnë ngjyrën e gjelbër. Ja përse... Ngjyra e gjelbër është neutrale dhe përputhet pothuajse me të gjitha ngjyrat. Ngjyra e gjelbër mund të përdoret shumë leht me rastin e rregullimit të hapësirës dhe vështirë se mund të gaboni në kombinimin me tone të tjera.

Po që se pyesni se a është e gjelbra përzgjedhja e vërtetë për ndonjë pjesë të hapësirës ose për ndonjë detaj në të, përgjigjja më e shpeshtë është PO.

E gjelbra është simbol i natyrës, i lindjes, i kthjelltësisë dhe i shëndetit. Kjo është ngjyra e qetësisë dhe e baraspeshës. E ulë shtypjen e gjakut, qetëson sistemin nervor, zbut stresin dhe lodhjen, ndërkaq disa hulumtime vërtetojnë se është efikase te migrena dhe rraskapitja. Hapësira e ngjyrosur me tone të gjelbra simbolizon mirëseardhjen, ndikon në krijimin e qetësisë dhe baraspeshës. Është ideale për trepezari, dhoma gjumi dhe banjo, si dhe për hapësirat që shërbejnë për relaksim dhe pushim. Meqë ngjyra e gjelbër nxit përqëndrimin dhe meditimin, shpesh është mbizotëruese në dhomat e punës dhe në hapësirat e dedikuara për mësim. Kjo ngjyrë bën pjesë në grupin e ngjyrave të ftohta, andaj ekspertët rekomandojnë që në hapësirat e caktuara gjithmonë të përdoret edhe ndonjë detaj me tone të ngrohta (e kuqja dhe portokalli).

Ngjyra e gjelbër dhe ngjyrat e tjera në enterier

Ngjyra e gjelbër bën pjesë ndër ngjyrat e baraspeshuara dhe në kombinim me ngjyrat e tjera shumë leht i jepë efektet e dëshiruara. Ekzistojnë disa kombinime të verifikuara të cilat do jua rekomandojë secili ekspert i rregullimit të hapësirës.

Ngjyra e gjelbër dhe e zezë: kombinimi fitues për arritjen e luksit dhe të elegancës, sidomos nëse e përdorni ndonjë prej nuancave të mbyllëta të ngjyrës së gjelbër.
Ngjyra e gjelbër dhe e bardhë: krijojnë përshtypjen e freskisë dhe kënaqësisë në hapësirën t’uaj, ndërkaq tonet e ndryshme të ngjyrës së gjelbër ia hapin dyert kreativitetit dhe lojës.
Ngjyra e gjelbër dhe e verdhë: përzgjedhje e shkëlqyer sidomos për dhomat e fëmijëve ngase simbolizojnë rininë dhe vitalitetin.
Ngjyra e gjelbër dhe e kaltër: përputhen në mënyrë ideale në natyrë, e po ashtu edhe në shtëpinë t’uaj, sidomos dëse dëshironi që hapësirën t’uaj ta freskoni dhe t’i jepni pamje  „më të natyrshme“.
Ngjyra e gjelbër dhe e kuqe: ruajeni frymën festive gjatë tërë vitit ngase ky kombinim padyshim jua kujton atmosferën e vitit të ri.
Ngjyra e gjelbër dhe gështenje: ofron ngorhtësi dhe ndjenjen e sigurisë në hapësirë, veçanërisht kombinimi i këndshëm i ngjyrave që shpesh mund të haset në mjedisin natyror.
Ngjyra e gjelbër dhe rozë: një bashkim mjaft i shpeshtë që në shikim të parë janë të pabashkueshme. Me shtimin e toneve të argjendit dhe të arit arrihet një glamurizitet/elegancë shtesë e hapësirës.

Për nuancat e ngjyrës së gjelbër do duhej të dini edhe sa vijon

Ngjyra e gjelbër nuk bën pjesë ndër ngjyrat primare por fitohet me përzjerjen e ngjyrës së kaltër dhe të verdhë. Ekzistojnë një sërë nuancash të ndryshme prej atyre më të ndritshme/të çelura e deri te ato të gjelbra të errëta/të mbyllura. Pamja e sofistikuar arrihet me nuancat siç janë gjethi i sherbelës dhe ngjyra e gjelbër në të verdhë. Muret e lyera me ngjyrë të gjelbër të ndritshme më së miri është t’i plotësoni me mobilie të ngjyrave të çela, ndërkaq te tonet e mbullëta do të duhej të vendoseshin objekte e detaje me ngjyrë të kaltër dhe tirkize. Nuancat pastel të ngjyrës së kaltër janë bazë e shkëlqyer për mobiliet e punuara nga materialet natyrore siç janë liri, druri, thuprat, juta... Viteve të fundit ndër dizajnerët është bër hit e gjelbra gilford, një nuancë e këndshme e cila fitohet me përzjerjen e ngjyrës së gështenjes me ngjyrën e murrme. Nëse jeni ithtar të mënyrës Feng Shui të rregullimit të hapësirës, ngjyra mint e kaltër është e paanashkalueshme në dekorimin e kuzhinave.
Ngjyra e gjelbër smaragd mbresëlënëse dhe spektakulare është e përkryer për theksimin e detajeve në enterier. Është e ngjashme me tonet e gjelbra tirkize, por e konsiderojnë diç më elegante dhe më fisnike. Mund ta përgatitni në ton më të theksuar ose pastel ngase në këtë mënyrë i përshtatet çdo hapësire.

Definitivisht jeni përcaktuar që muret t’uaja t’i lueni me ngjyrën e gjelbër. Por me cilën nuancë dhe si t’ua përshtatni ngjyrave të tjera? Aplikacioni ynë do ju ndihmojë që ta gjeni përgjigjen. Përdoreni lirshëm imagjinatën dhe mendoni se si do të dukej enterieri juaj me kombinime të ndryshme të bojërave Maxima. Natyrisht, ju rekomandojmë që ta ftoni ekipin e ekspertëve që idenë t’uaj ta bëjë realitet.





Ostali saveti

Teksti alternativ i nënkuptueshëm

Nga fabrika e braktisur deri te inspirimi

Jo rrallë, pikturat si vepra artistike llogariten si elite, vlera të paarritshme që shihen nëpër galeri dhe muze. Mir...

DOWNLOAD CENTAR.jpg

Arti në muri

Shumica e Molerave me përvojë do tua thonë një gjë - ngjyrosja apo gëlqerosja për ta është më shumë se ngjyrosje e mu...

pigmenti11.jpg

Pigmente te ngjyrat e mureve (tonerët)

Nuk ka bukuri pa ngjyra dhe ngjyrat flasin me të gjitha gjuhët. Shumë prej nesh pajtohen me këtë thënie. Të gjithë e...

BRAON BOJA.jpg

Ngjyra gështenjë - pasurojeni hapësirën t’uaj me fuqin...

Ngjyra gështenjë bën pjesë ndër ngjyrat neutrale sekundare e cila fitohet me përzjerjen e ngjyrës së kuqe, të gjelbër...

bojanka.jpg

MAXIMA libër për ngjyrosje – dhuratë për kreativët tan...

Librat për ngjyrosje për fëmijë gjithmonë kanë qenë vegla efikase për prindërit për ta pushtuar vëmendjen e fëmijëve...

50 NIJANSI SIVE.jpg

50 nuanca të ngjyrës së murrme në hapësirën/shtëpinnë ...

Ngjyra e murrme është ngjyrë neutrale, ngjyrë kompromisi. Fitohet me përzjerjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë, dy t...

TOPLE I HLADNE BOJE.jpg

Nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ngjyrave në enterie...

Me siguri se deri tani jeni njoftuar me ndarjen e ngjyrave në të ngrohta dhe në të ftohta. Po ashtu, ndoshta e dini s...

ŽUTA BOJA.jpg

Ngjyra e verdhë - mbusheni hapësirën tuaj me lumturi d...

Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë. Kjo është ngjyra më stimuluese nga të gjith...