Ngjyra e kaltër - nxit kreativitetin, zvogëlon oreksin

Ngjyra është pjesa më efektive dhe më emotive e dekorimit të enterierit. Secili prej nesh e vëren se ndihet më mirë në një hapësirë e cila është e ngjyrosur me një ngjyrë të caktuar. Madje kjo nuk duhet patjetër të jetë ngjyra jonë e preferuar. Studimet e shumta kanë vërtetuer se ngjyrat kanë ndikim të jashtëzakonshëm në disponimin, produktivitetin dhe përgjithësisht në sjelljen e njerëzve. Së këndejmi, është tejet e rëndësishme që ngjyra të harmonizohet me hapësirat e caktuara. Paraprakisht do duhej të njihemi me efektet kryesore që arrihen me përdorimin e tyre. 

Ja se çka thotë shkenca për ngjyrën e kaltër: Ngjyra e kaltër është ngjyra që përdoret më së shumti në botë në art dhe disajn, ndërkaq te shumica e popullatës konsiderohet si ngjyrë e meshkujve. Po ashtu, kjo është ngjyra mbizotëruese korporative, ngase simbolizon stabilitetin, profesionalizmin, diturinë, inteligjencën dhe lojalitetin (psh.Simens i Facebook). Ngjyra e kaltër bën pjesë ndër ngjyrat themelore të ftohta dhe na e përkujton ujin dhe qiellin. Nuancat e kaltra të ndritshme simbolizojnë shëndetin, qetësinë dhe mirëkuptimin. Tonet e kaltra të lerrëta simbolizojnë forcën, diturinë, integritetin dhe seriozitetin. Shpeshherë e karakterizohet si ngjyrë e çlirimit shpirtëror dhe e rendit, andaj përdoret shpesh për qetësim dhe rehati.

Përdoreni të kaltrën dhe në aspektin pamor rriteni hapësirën

Energjia të cilën e emeton numri më i madh i nuancave të ngjyrës së kaltër është qetësuese. Kjo ngjyrë ulë shtypjen e gjakut, ngadalëson punën e zemrës dhe frymëmarrjen. Për këtë arsye e kaltra është përzgjedhja ideale për dhomën e fjetjes, banjo dhe për të gjitha hapësirat që shërbejnë për pushim dhe meditim. Ngjyra e kaltër qetëson trurin, nxit kreativitetin dhe mësimin, andaj enterieristët shpesh e rekomandojnë për zyra dhe hapësira biznesore.

Për hapësirat në të cilat planifikohet një aktivitet më i madh, siç janë dhomat e e ditës/ndejës dhe kuzhinat, ngjyra e kaltër nuk është një zgjedhje aq e mirë ngase  mund të ndikojë që të ndiheni të ngadaltë e madje edhe depresiv. Është interesante të theksohet se për ngjyrën e kaltër thuhet se posedon veçori që ndikojnë në zvogëlimin e oreksit për faktin se, siç supozohet, në natyrë as praktikisht nuk ekziston ushqim i kaltër. Përkundrazi, ngjyra e kaltër e ushqimit paralajmëron se ai është i helmueshëm ose i prishur, kështu që njerëzit i shmangen këtij ushqimi. Për këtë arsye nutricionistët u rekomandojnë njerëzve që janë në dijetë që të hanë nga pjatat e kaltra në mënyrë që të konsumojnë sasi më të vogla ushqimi.

Ngjyra e kaltër është përzgjedhja e përkryer për hapësirat me dimensione të vogla ngase, sikur edhe të gjitha ngjyrat e ftohta në aspektin pamor, rrit dhe zgjëron hapësirën. Po ashtu, mund të ndikojë që ta ndjeni një temperaturë më të ulët në hapësirën t’uaj, e madje ndikon edhe në ulljen e temperaturës së trupit.

Këtë me siguri nuk e keni diturë për ngjyrën e kaltër

Ngjyra e kaltër haset në nuanca të ndryshme, ndërkaq ato më së shpeshti i kanë emërtuar francezët. Kështu, kur thoni e kaltra ju mendoni për të kaltrën azure, të kaltrën indigo, të kaltrën e detit, të kaltrën e natës, të kaltrën e qiellit, të kaltrën e palloit, të kaltrën e kobaltit, të kaltrën platine, të kaltrën tirkize... Nëse merreni me ngritjen e peshave, është dëshmuar se do të ngritni më shumë kilogram nëse këtë e bëni në hapësirën e ngjyrosur me ngjyrë të kaltër.

Hulumtimet kanë treguar se mushkonjat thjesht e adhurojnë ngjyrën e kaltër andaj i „vizitojnë“ dy herë më shpesh hapësirat me këto tone. Hutini është i vetmi zog i cili e dallon ngjyrën e kaltër.

A ju intereson ta dini se si do të dukej ndonjëra prej nuancave të kaltra në murin e hapësirës së caktuar? Ose në kombinim me ndonjë ngjyrë tjetër? Tani me ndihmën e aplikacionit tonë dhe me pak imagjinatë t’uajën mund bëni këtë, e madje edhe më tepër se kaq... Fotografojeni hapësirën që doni ta dekoroni dhe me ndihmën e paletës së bojërave Maxima krijojeni kombinimin t’uaj ideal.






Ostali saveti

Teksti alternativ i nënkuptueshëm

Nga fabrika e braktisur deri te inspirimi

Jo rrallë, pikturat si vepra artistike llogariten si elite, vlera të paarritshme që shihen nëpër galeri dhe muze. Mir...

DOWNLOAD CENTAR.jpg

Arti në muri

Shumica e Molerave me përvojë do tua thonë një gjë - ngjyrosja apo gëlqerosja për ta është më shumë se ngjyrosje e mu...

pigmenti11.jpg

Pigmente te ngjyrat e mureve (tonerët)

Nuk ka bukuri pa ngjyra dhe ngjyrat flasin me të gjitha gjuhët. Shumë prej nesh pajtohen me këtë thënie. Të gjithë e...

BRAON BOJA.jpg

Ngjyra gështenjë - pasurojeni hapësirën t’uaj me fuqin...

Ngjyra gështenjë bën pjesë ndër ngjyrat neutrale sekundare e cila fitohet me përzjerjen e ngjyrës së kuqe, të gjelbër...

bojanka.jpg

MAXIMA libër për ngjyrosje – dhuratë për kreativët tan...

Librat për ngjyrosje për fëmijë gjithmonë kanë qenë vegla efikase për prindërit për ta pushtuar vëmendjen e fëmijëve...

50 NIJANSI SIVE.jpg

50 nuanca të ngjyrës së murrme në hapësirën/shtëpinnë ...

Ngjyra e murrme është ngjyrë neutrale, ngjyrë kompromisi. Fitohet me përzjerjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë, dy t...

TOPLE I HLADNE BOJE.jpg

Nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ngjyrave në enterie...

Me siguri se deri tani jeni njoftuar me ndarjen e ngjyrave në të ngrohta dhe në të ftohta. Po ashtu, ndoshta e dini s...

ŽUTA BOJA.jpg

Ngjyra e verdhë - mbusheni hapësirën tuaj me lumturi d...

Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë. Kjo është ngjyra më stimuluese nga të gjith...