Ngjyra e kuqe - me veçori/karakter

Mund ta duani ose jo, por një gjë është e sigurtë - ngjyra e kuqe nuk do ju lë indiferent. E kuqja është ngjyra më temperamente e cila zgjon ndjenja tepër intensive dhe disponim. Kjo ngjyrë është e ngrohtë, e zjarrtë, e guximshme, dramatike e intriguese dhe gjithmonë shkakton reaksione. 

Në disajnin e enterierëve përdoret si ngjyrë dytësore, aksentuese me të cilën theksohet diçka e veçantë. Po ashtu, ngjyra e kuqe lë mbresa të veçanta dhe të pashlyeshme.

Në psikologji ngjyra e kuqe simbolizon dashurinë, forcën, energjinë, pasurinë, emotivitetin, shpejtësinë, rrezikshmërinë, aksionin dhe inatin. Derisa tonet e errëta simbolizojnë dinjitetin dhe seriozitetin, nuancat e ndritshme shprehin optimizmin, elegancën dhe sharmin. Ngjyra e kuqe ndikon fuqishëm, jep shtytje për aksion, përshpejton pulsin e frymëmarrjen dhe e rritë oreksin. Te rregullimi i hapësirës e kuqja rrallëherë është ngjyra kryesore andaj rekomandohet që të përdoret në mënyrë të kufizuar dhe sipas udhëzimeve të enterieristëve profesionalë. Me të kryesisht theksohet një pjesë e caktuar e hapësirës ose vihen në pah detajet e saj, përndryshe mund të shkaktojë efekte negative siç janë nervozizmi, iritimi e madje edhe dhembja e kokës.

Nuancat e kuqe në enterier

Nëse u përmbaheni rregullave të caktuara ngjyra e kuqe mund ta përmirësojë dukshëm energjinë dhe disponimin në hapësirën e caktuar. Ekspertët këshillojnë se me ngjyrë të kuqe lyhen muret e dhomave në të cilat dëshirohet të nxitet  një aktivitet, kreativitet dhe produktivitet më i madh. Ngjyra e kuqe nuk do duhej të përzgjedhej për dhomat në të cilat doni të pushoni, të keni rehati dhe qetësi. Nuk rekomandohet për dhomat e gjumit ngase është stimulative dhe nuk është e mirë për gjumë të rehatshëm. Megjithatë, ndonjë detaj me nuanca të buta të ngjyrës së kuqe (assesi tonet tepër të pastra) do të kontribuojnë në krijimin e romantikës, sensualitetit dhe luksit. Kjo ngjyrë e fortë është një element i jashtëzakonshëm për krijimin e autenticitetit sidomos në dhomat e trepezarive. Energjia e saj bartet shumë shpesh edhe në dhomën e ditës me të cilën trepezaria zakonisht është e lidhur. Rubini ose vera krijojnë përshtypjen e tradicinalizmit dhe të forcës, ndërkaq tonet e ngrohta si cinoberi i ngjyrës së kuqe, e shtojnë edhe më tepër ngrohtësinë.

Meqë ndikon stimulativisht në oreks, ngjyra e kuqe është e përkryer për dekorimin e kuzhinave dhe hapësirave ku hahet ushqimi. Mirëpo, do duhej të jemi të matur dhe që të gjitha muret të mos lyhen me tone të kuqe ngase në këtë mënyrë do të krijohej përshtypja e ngrohtësisë së tepruar. Do ishte më efektive nëse këtë ngjyrë karizmatike e përdorni për ti theksuar detajet e caktuara.

Ngjyra e kuqe mund të kontribuojë dukshëm në produktivitet dhe në kreativitetin në punë. Pikërisht për këtë disajnuesit e enterierëve e rekomandojnë shpeshherë për lokalet e punës, sidomos për ato me dimensione të vogla, ngase ndikon në komoditet dhe konfor. Tonet e gjalla e vitale si ato të makut ose qershisë janë pjesë e paanashkalueshme e dekorit të dhomave të fëmijëve dhe të tinejxherëve për të cilët shprehja autentike është mjaft qenësore.

Ngjyra e kuqe i nxitë blerësit për aksion

Detajet e kuqe në zyra ose në ndonjë mjedis tjetër biznesi ndikon pozitivihst në produktivitet dhe në atmosferën e punës. Përparsitë e ngjyrës së kuqe dhe ndikimin e saj në sjelljen e njerëzve i shfrytëzojnë shpesh pronarët e objekteve hoteliere, të restoraneve dhe kuzhinave. Po ashtu, dihet se ngjyra e kuqe e rritë dëshirën për ushqim.

Në objektin e shitjes me tone të kuqe mund të krijoni ndjenjën e urgjencës dhe t’i nxitni vizitorët që të blejnë më shumë gjëra. E kuqja i nxjerr në pah gjërat dhe kësisoj „nxit“ për veprim, përkatësisht për blerje. Ngjyra e trëndafilit, buzëkuqit, koraleve, verës së kuqe ose terakota, e kuqe „metane“ dhe e purpurt... për disa nuanca të ngjyrës së kuqe me siguri keni dëgjuar e për disa jo. Natyrisht, ju nuk jeni të detyruar të dini se si quhet secila prej tyre. Në mënyrë që t’i shfrytëzoni si është më së miri të gjitha përparësitë e kësaj ngjyre në enterierin t’uaj, ju propozojmë që t’u drejtoheni ekspertëve. Ajo që ju mund ta bëni është që ta përdorni aplikacionin tonë dhe kretativitetin t’uaj që të shihni se si disa prej toneve të kuqe duken konkretisht në muret e hapësirave me destinim të ndryshëm dhe si përshtaten me ngjyrat e tjera. Kënaqësia e veçantë - mund ta aplikoni pamjen e hapësirës suaj dhe t’i provoni të gjitha nuancat e ngjyrës së kuqe krahas ngjyrave të tjera nga oferta jonë e gjërë.







Ostali saveti

Teksti alternativ i nënkuptueshëm

Nga fabrika e braktisur deri te inspirimi

Jo rrallë, pikturat si vepra artistike llogariten si elite, vlera të paarritshme që shihen nëpër galeri dhe muze. Mir...

DOWNLOAD CENTAR.jpg

Arti në muri

Shumica e Molerave me përvojë do tua thonë një gjë - ngjyrosja apo gëlqerosja për ta është më shumë se ngjyrosje e mu...

pigmenti11.jpg

Pigmente te ngjyrat e mureve (tonerët)

Nuk ka bukuri pa ngjyra dhe ngjyrat flasin me të gjitha gjuhët. Shumë prej nesh pajtohen me këtë thënie. Të gjithë e...

BRAON BOJA.jpg

Ngjyra gështenjë - pasurojeni hapësirën t’uaj me fuqin...

Ngjyra gështenjë bën pjesë ndër ngjyrat neutrale sekundare e cila fitohet me përzjerjen e ngjyrës së kuqe, të gjelbër...

bojanka.jpg

MAXIMA libër për ngjyrosje – dhuratë për kreativët tan...

Librat për ngjyrosje për fëmijë gjithmonë kanë qenë vegla efikase për prindërit për ta pushtuar vëmendjen e fëmijëve...

50 NIJANSI SIVE.jpg

50 nuanca të ngjyrës së murrme në hapësirën/shtëpinnë ...

Ngjyra e murrme është ngjyrë neutrale, ngjyrë kompromisi. Fitohet me përzjerjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë, dy t...

TOPLE I HLADNE BOJE.jpg

Nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ngjyrave në enterie...

Me siguri se deri tani jeni njoftuar me ndarjen e ngjyrave në të ngrohta dhe në të ftohta. Po ashtu, ndoshta e dini s...

ŽUTA BOJA.jpg

Ngjyra e verdhë - mbusheni hapësirën tuaj me lumturi d...

Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë. Kjo është ngjyra më stimuluese nga të gjith...