Mirëpo, ngjyra e verdhë ka edhe anën e vetë negative. Në qoftë se në hapësirën tuaj mbizotëron ngjyra e verdhë dhe nëse në të qëndrohet gjatë, mund të shkaktojë frustrim, frikë dhe zemërim. Disa prej toneve të ngjyrës së verdhë emetojnë sasi të madhe të dritës gjë që shkakton pengesa dhe i lodhë sytë. P.sh., pikërisht për këtë më së vështiri është të lexohet mbi sipërfaqen e verdhë. Kërkimet kanë treguar se foshnjet qajnë më shumë dhe më shpesh në dhomat e lyera me ngjyrë të verdhë. Së këndejmi, është më së miri që të këshilloheni me ekspertët dhe t’ua besoni përzgjedhjen e toneve përkatëse për hapësirën e caktuar. Po ashtu, ata do të dinë që me përzgjedhjen e materialeve cilësore dhe me kombinimin e drejtë të nuancave të verdha me ngjyrat e tjera, të arrijnë pikërisht efektin që ju e dëshironi.
Si shfrytëzohen përparësitë e ngjyrës së verdhë në enterier
Meqë bën pjesë në grupin e ngjyrave të ngrohta ngjyra e verdhë është ideale për hapësirat e kthyera nga veriu. Nga ana tjetër, për shkak të dinamizmit që ajo e nxitë, kjo ngjyrë nuk është aspak e përshtatshme për hapësirat që shërbejnë për pushim dhe relaksim.
E verdha nuk është përshtatshme për dhomën e gjumit, së paku jo me nuanca intensive, por është ideale për trepezari dhe kuzhinë. Ngjyra e verdhë limon do të bëjë që çdo kuzhinë të duket e freskët dhe e pastër. Me përdorimin e nuancave të verdha të ndryshme mund të arrihen efekte të shumta. E kombinuar me ngjyrën e murrme çdo hapësirë e bën më elegante. E gjelbra dhe e verdha vibrojnë në mënyrë të parezistueshme me dinamikën e livadhit me lule. Tonet pastel të ngjyrës së verdhë ndikojnë në mënyrë qetësuese duke krijuar një atmosferë të këndshme në hapësirën t’uaj. E verdha intensive është e përkryer për theksim andaj më së miri është që të përdoret për t’i vënë në pah detajet e caktuara. Nunacat e ngjyrës së verdhë bananë kombinohen shkëlqyeshëm me ngjyrën e zezë, të murrme dhe të gjelbër. E kuqja dhe e verdha simbolizojnë urinë dhe shtojnë dëshirën për ushqim. Dhe menjëherë të gjithëve na shkoi mendja te McDonald´s. Ngjyra e verdhë e ndritshme dhe pastel përputhen shumë mirë me ngjyrën e bardhë, vjollcën pastel dhe me të kaltrën.
Në Japoni ngjyra e verdhë simbolizon guximin. Prandaj, shikoni të gjitha nuancat Maxima të kësaj ngjyre interesante dhe pa hezitim nisjani kombinimit. Për t’ju ndihmuar që të vendosni më leht, ju ofrojmë një aleat tepër interesant - aplikacionin modern.
Lozni, përshtatuni, dekoroni muret e hapësirave tuaja... dhe në fund ju ofrojmë mundësinë që tërë këtë ta bëni sipas fotografisë suaj të sipërfaqeve konkrete të mureve që dëshironi ti rregulloni.