Ngjyra gështenjë është ngjyrë e tokës e cila haset shpeshherë në natyrë dhe simbolizon forcën, qëndrueshmërinë, ngrohtësinë, komoditetin. Për shkak të ngrohtësisë që e vibrojnë tonet e errëta, konsiderohet si ngjyrë e vjeshtës dhe e dimrit. Njerëzit shpeshherë e përjetojnë si ngjyrë natyrore, konvencionale dhe përdhese, edhe pse disa prej nuancave mund të duken tepër të sofistikuara. Përdoret edhe si zëvendësim më i këndshëm dhe më i butë për ngjyrën e zezë..
Ngjyra gështenjë simbolizon edhe diçka që hahet, e këndshme dhe e shijshme, andaj për një numër të madh njerëzish kjo ngjyrë është sinonim për çokollatën dhe kafenë. Në kombinim me ngjyrën e gjelbër përbën një bashkim jashtëkohorë të ngjyrave të tokës që simbolizon reciklimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ngjyra gështenjë është edhe ngjyrë thjeshtësie. Tonet e saj të errëta lënë përshtypje e elegancës, begatisë dhe komoditetit, sikur ato të çokolatës dhe të kafesë, ndërsa ato më të buta dhe të ndritshme (bezhë, kafeja me qumësht, kapuçino...) janë nënshtresë ideale për kombinimin me tone më të gjalla. Disajnuesit e enterierëve e adhurojnë sasinë e kreativitetit që ua ofron neutraliteti i toneve ngjyrë gështenje, andaj shpeshherë i hasim si në mjediset banesore ashtu edhe në ato biznesore.
Shpërthimi i neutralitetit të toneve ngjyrë gështenje në mur
Ngjyrën gështenjë shpeshherë e konsiderojnë edhe si ngjyrë të mërzitshme e monotone dhe pa karakter. Por kjo ndodhë vetëm nëse nuk i njihni natyrën e vërtetë dhe mundësitë fantastike të kombinimit me të gjitha ngjyrat e tjera të spektrit. Me një përshtatje kreative me tonet e tjera do ta shmangni konvencionalitetin dhe do të krijoni mjedise të ndryshme në hapësirën t’uaj e cila, në të njëjtën kohë, do të duket si vintage/klasike jokalimtare dhe si stil bashkëkohor. Atmosferën intime dhe efektin e plazhit të rërës mund ta krijoni me një kombinim të shkathët të nuancës së bardhë me nuancat ngjyrë gështenje. Ky bashkim është një përzgjedhje shumë e mirë për trepezari dhe për dhomat e ditës/ndejës, si një harmoni që hapësirës ia japin ngjyra e gështenjës dhe ajo portokalli. Freskinë dhe pamjen moderne toneve ngjyrë gështenje do ua japin detajet e kaltra të çela, ndërkaq notën femërore enterierit do ia jep ngjyra e këndshme e lavandës (lejla). Kuzhina pikërisht me këso tone shpeshherë do t’i hasni në revistat botërore për stilizimin e hapësirës.
Pamja klasike e hapësirës mund të krijohet me kombinimin e ngjyrës së kuqe dhe të asaj gështenje. Meqë të dyjat janë të errëta dhe e thithin mjaft dritën, një disajn i tillë rekomandohet për hapësirat me ndriçim të mirë. Një dritë shtesë mund ta japin edhe nuancat e murrme të çelëta dhe nuancat krem të mureve dhe tavanit, e pikërisht një disajn i tillë i fortë dhe i pazakonshëm haset shpesh në dhomat e fjetjes së burrave.
Një efekt i ngrohtë dhe familjar krijohet me përshtatjen e ngjyrës së gështenjës dhe të ngjyrës së verdhë, ndërkaq një ndjeshmëri dhe kthelltësi këtij kombinimi do ia japin detajet e bardha. Pamjen e vjetëruar të ngjyrës gështenjë në mure mund të transformojnë nuancat e ngjyrës vjollcë dhe kaltër (tirkize). Duke e shtuar edhe ngjyrën e bardhë hapësira merr një pamje elegante, bashkëkohore dhe konfore.
Ngjyra gështenjë është ideale për kombinim, andaj ju propozojmë që të lozni me nuancat Maxima të kësaj ngjyre dhe me ndihmën e aplikacionit tonë të krijoni një vepër tuajën të rrallë në muret e hapësirave/dhomave të ndryshme. Po ashtu, mund të përshtateni me të gjitha tonet e tjera Maxima nga oferta jonë e pasur me pamjen e hapësirës suaj që dëshironi ta dekoroni. Dhe kur ta krijoni kombinimin fitues, ftojeni ekipin tonë profesional i cili do jua rekomandojë materialet përkatëse dhe cilësore që idenë t’uaj ta bëni realtet.















