Numri shumë i madh i nuancave, mënyrat e panumërta për kombinimin e tyre dhe numri i madh i prodhuesve të panishëm në tregun e ngjyrave për dekorimin e enterierëve aspak nuk na e lehtëson punën. Pasi t’i zgjedhim ngjyrat me të cilat do ta krijojmë ambientin e dëshiruar, na mbetet edhe një element tjetër thelbësor të cilit duhet t’i kushtojmë kujdes - shkalla e shkëlqimit të ngjyrës. Niveli i shkëlqimit të ngjyrës ka ndikim të madh në përceptimin e vetë ngjyrës por edhe në përdorimin e saj. Shkalla e shkëlqimit të ngjyrës jo vetëm që e cakton efektin pamor të sipërfaqeve të mureve por e bënë edhe më të rezistueshme ndaj ndikimeve të jashtme. Shkëlqimi rrit qëndrueshmërinë e ngjyrave ndaj dëmtimeve mekanike dhe lagështisë. Prania më e madhe e shkëlqimit, po ashtu, e bën ngjyrën më të ndritshme dhe më intensive në krahasim me nunancën me më pak ose pa shkëlqim. Mirëpo, duhet të jemi të kujdesshëm me rastin e përzgjedhjes ngase ngjyrat me shkëlqim të lartë i bëjnë më të dukshme të metat ose defektet në sipërfaqet e mureve.
Të gjitha ngjyrat kryesisht prodhohen me 4 shkëlqime bazë, ndërsa cila shkallë e shkëlqimit do të përzgjidhet varet na funksioni i hapësirës që dekorohet.
4 nivele të shkëlqimit në hapësira me destinim të ndryshëm
Ngjyrat mat - kanë më së paku ose nuk kanë fare shkëlqim, varësisht nga prodhuesi. Këto ngjyra janë ideale për mbulimin e mangësive të vogla në mure, por më pak qëndrojnë dhe më vështirë mirëmbahen në krahasim me ngjyrat që kanë nivel më të lartë të shkëlqimit. Por, me ngjyrat mat gabimet që bëhen gjatë lyerjes bien më pak në sy. Japin një pamje tejet të këndshme dhe fisnike në hapësirë, andaj rekomandohen për tavane dhe hapësirat në të cilat qëndrojnë më pak njerëz. Ngjyrat mat janë të përshtatshme për dhomat e gjumit, të ndenjes dhe për trepezari.
Ngjyrat me gjysëm shkëlqimi (gjysëm mat) - reflektojnë një shkëlqim elegant dhe të intensitetit më të ulët. Janë më të qëndrueshme se ngjyrat mat dhe mirëmbahen më leht. Rekomandohen për hapësirat me qarkullim më të madh, me lagështi të theksuar dhe që kanë nevojë për pastrim të shpeshtë. Ngjyrat me gjysëm shkëlqimi janë dëshmuar si të shkëlqyeshme për kuzhina, banjo, dhoma të fëmijëve, korridore dhe për dyert të dollapëve, për dollap për këpucë dhe për elementët e kuzhinës.
Ngjyrat shkëlqyese - kanë shkëlqim të lartë reflektues, veçohen për nga qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia e madhe, leht pastrohen dhe mirëmbahen. Ngjyrat shkëlqyese mund t’i nxjerrin në pah disa të meta në sipërfaqe. Këto ngjyra përdoren për hapësirat me qërkullim të madh në të cilat qëndrohet gjatë dhe janë të përshtatshme për hapësirat që duhet të pastrohen shpesh - dhomat e fëmijëve, korridoret, kuzhinat, zyrat dhe hapësirat e tjera të punës, objektet hoteliere dhe për dyer...
Ngjyrat me shkëlqim të lartë (saten) - këto ngjyra japin shkëlqim të jashtëzakonshëm, pamje të ndritshme si të xhamit. Janë tejet të qëndrueshme e të rezistueshme ndaj dëmtimeve dhe mirëmbahen fare leht. Reflektojnë më së shumti dritë në hapësirë kështu që të gjitha mangësitë në sipërfaqe vërehen lehtë. Njëra prej të metave të toneve me shkëlqim të lartë është se shtresat e reja të mëvonshme vihen me vështirësi mbi to. Ngjyrat me shkëlqim më të lartë rekomandohen për hapësirat me frekuentim të madh, për ato në të cilat qëndrojnë kanakarët shtëpiakë, hapësirat e dedikuara për fëmijë, për dyer, korridore...
Në industri nuk është saktësuar standardi i përqindjes së shkëlqimit të ngjyrave, kështu që shpeshherë ajo që për një prodhues është saten, tek prodhuesi tjetër është gjysëm shkëlqim. Po ashtu, do të hasni në tituj si kadife (velvet) dhe lëvozhga e vesë (eggshell) për ngjyrat me shkëlqim diç më të lartë sesa nuancat mat dhe perlë (margaritar) si dhe për nuancat me shkëlqim të lartë.
Dhe në fund, gjithmonë duhet pasur parasysh se në praktik e njëjta ngjyrë me shkallë të ndryshme shkëlqimi duket krejtësisht ndryshe në mur. Efekte të llojllojshme mund të krijojmë edhe nëse mbi sipërfaqet e mureve vëjmë tekstura të ndryshme.