Ngjyrat në funksion të hapësirës - ja se çfarë do të duhej të dini

Paramendojeni botën pa ngjyra, vetëm për një çast. Vërtet do të mbretëronte monotonia dhe nuk do ishte fare frymëzuese të jetohet një një mjedis të tillë, e me këtë konstatim do të pajtoheni edhe ju. Ngjyrat kanë rol dhe ndikim të rëndësishëm në jetën e njerëzve. 

Prandaj është tejet e rëndësishme se me çfarë ngjyrash do ta ngjyrosni hapësirën në të cilën jetoni, pushoni, mësoni, punoni... Studimet e shumta vërtetojnë funksionin fiziologjik, biologjik, psikologjik dhe estetik të ngjyrave. Me to mund ta shprehim autenticitetin, ta nxisim disponimin, kreativitetin, motivimin dhe produktivitetin, si dhe ta ndryshojmë destinimin e hapësirës. Ngjyrat edhe i shesin prodhimet, ato janë një mjet i fuqishëm marketingu, e këtë do ta konfrimojë çdo person që merret me marketing. A e keni ditur se ngjyra përbën 85% të shkaqeve që ndikojnë në vendimin e njeriut për ta blerë një prodhim?
Kjo me të vërtet vlen nëse dimë SI ta harmonizojmë përzgjedhjen e ngjyrave me funksionin e hapësirës. Vetëm në këtë mënyrë mund ta shfrytëzojmë plotësisht destinimin e saj ose t’i mënjanojmë mangësitë e caktuara. Kjo nënkupton njohjen e shkëlqyer të karakteristikave të ngjyrave, kombinimin e tyre të drejtë dhe efektet që në këtë mënyrë arrihen. Më së miri është që këtë punë t’ua besojmë ekspertëve dhe asgjë mos t’ia lëmë rastit. Ekipi i profesionistëve jo vetëm që do të dijë ta harmonizojë me përpikëri koloritin me funksionin e hapësirës, por edhe të përzgjedh materiale (link) cilësore të mjaftueshme në mënyrë që të realizohet efekti i dëshiruar. Megjithatë, me disa këshilla të verifikuara, disa prej gjërave mund t’i kryeni edhe vetë.

Funksionaliteti para estetikës

Të gjithë i kemi ngjyrat tona të preferuara. Mirëpo, me rastin e përgjedhjes së nuancave për hapësirën e caktuar, do të duhej që funksionaliteti t’ia lë vendin përjetimit estetik. Përgjedhja e ngjyrave varet nga disa faktorë: nga ndriçimi, temperatura, orientimi nga lindja ose perëndimi, madhësia e hapësirës dhe nga mangësitë eventuale që do të duhej të mënjanoheshin. Drita dhe temperatura në hapësirë kanë ndikim të madh në përgjedhjen e ngjyrës. Nëse një hapësirë është e kthyer nga lindja, është e dëshirueshme që të përdoren ngjyrat e ngrohta, siç janë e kuqja, portokalli dhe e verdha. Këto ngjyra elegante rekomandohen edhe për hapësirat në të cilat qëndrohet gjatë, siç është dhoma e ndenjes, ngase krijojnë ndjenjen e ngrohtësisë dhe të rehatisë. Natyrisht, duhet të mos e teprojmë me ngjyrën e kuqe.

Ngjyra e kuqe, edhe pse ndikon si stimulues i fuqishëm psikofizik, mund të shkaktojë shqetësim dhe mërzi, por mund të përdoret për dekorimin e detajeve të caktuara. Ngjyrat e errëta dhe të ngrohta i japin ambientit një ton të këndshëm, por njëkohësisht e zvogëlojnë atë, andaj i përdorim për hapësirat me dimensione të mëdha.

Hapësirat e ngrohta dhe me diell të kthyera nga jugu është mirë të ngjyrosen me nuanca më të ftohta siç janë e kaltra, e gjelbra dhe vjollcë. Mund t’ju shërbejë e dhëna se njerëzit në hapësirë të gjelbër-kaltër e ndjejnë më të ulët temperaturën për 3-4 gradë se sa në hapësirën portokalli, edhe pse kemi të bëjmë me të njëjtën dhomë. E gjelbra dhe e kaltra janë përzgjedhje e shkëlqyer edhe për banjo ngase janë të çeluara dhe krijojnë ndjenjën e freskisë. Këto ngjyra janë ideale për banjo të vogla ngase ngjyrat e ftohta në aspektin pamor e rrisin hapësirën. Ngjyrat neutrale dhe pastel krijojnë qetësinë e nevojshme në dhomën e gjumit. Ngjyrat që lahen me ujë dhe me efekte të ndryshme siç janë, zbukurimet e imëta me shkëlqim të fortë, mund ta plotësojnë dhe ta bëjnë tërheqës skutën, përkatësisht hapësirën e dedikuar për vogëlushë.

Ngjyrat rrisin produktivitetin dhe shitjen

Kompanitë më të mëdha vite me radhë mbështeten në kromatikën dhe psikologjinë e ngjyrave, në mënyrë që të ndikojnë në produktivitetin e të punësuarve dhe që të rrisin shitjen e prodhimeve. Përzgjedhja e ngjyrave në mjedisin biznesor është me rëndësi ngase në vendin e punës e kalojmë në pjesë të madhe të ditës. Për shumicën e njerëzve mjedisi biznesor është shtëpia e tyre e dytë. Ngjyrat e ftohta në zyra e krijojnë një atmosferë të qetë dhe përshtypjen se koha kalon më shpejt. E kaltra është ideale për stimulimin e mendjes, andaj është mjaft e popullarizuar në byrotë e kontabilitetit. Për profesionet kreative dizajnerët e enterierëve e propozojnë ngjyrën e verdhë, ndërsa për baraspeshë dhe produktivitet më të lartë - të gjelbrën.
Natyrisht, gjithmonë mund të kombinoni më shumë ngjyra dhe t’i shfrytëzoni efektet e sëcilës prej tyre.
Ngjyrën në hapësirën e shitjes do duhej zgjedhur varësisht nga ajo se çfarë dëshironi të të nxisni të blerësit potencialë. Shpeshherë disa prej ngjyrave lidhen përherë me brendet (Për shembull, McDonald`s) dhe kjo te blerësit ngjallë ndjenjën e afërsisë. E kaltra nxit qetësinë dhe besimin, ndërsa e kuqja simbolizon fuqinë dhe shërben për theksim dhe rritjen e oreksit në objektet hoteliere. Dhe në fund, suri i njeriut dallon rreth 10 milionë nuanca ngjyrash. Përdoreni imagjinatën dhe duke pasur parasysh disa prej këtyre synimeve, rrekjuni kombinimeve të pafundme. Frymëzimi është kudo rreth nesh.




Ostali saveti

Nga fabrika e braktisur deri te inspirimi

Jo rrallë, pikturat si vepra artistike llogariten si elite, vlera të paarritshme që shihen nëpër galeri dhe muze. Mir...

DOWNLOAD CENTAR.jpg

Arti në muri

Shumica e Molerave me përvojë do tua thonë një gjë - ngjyrosja apo gëlqerosja për ta është më shumë se ngjyrosje e mu...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
pigmenti11.jpg

Pigmente te ngjyrat e mureve (tonerët)

Nuk ka bukuri pa ngjyra dhe ngjyrat flasin me të gjitha gjuhët. Shumë prej nesh pajtohen me këtë thënie. Të gjithë e...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
BRAON BOJA.jpg

Ngjyra gështenjë - pasurojeni hapësirën t’uaj me fuqin...

Ngjyra gështenjë bën pjesë ndër ngjyrat neutrale sekundare e cila fitohet me përzjerjen e ngjyrës së kuqe, të gjelbër...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
bojanka.jpg

MAXIMA libër për ngjyrosje – dhuratë për kreativët tan...

Librat për ngjyrosje për fëmijë gjithmonë kanë qenë vegla efikase për prindërit për ta pushtuar vëmendjen e fëmijëve...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
50 NIJANSI SIVE.jpg

50 nuanca të ngjyrës së murrme në hapësirën/shtëpinnë ...

Ngjyra e murrme është ngjyrë neutrale, ngjyrë kompromisi. Fitohet me përzjerjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë, dy t...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
TOPLE I HLADNE BOJE.jpg

Nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ngjyrave në enterie...

Me siguri se deri tani jeni njoftuar me ndarjen e ngjyrave në të ngrohta dhe në të ftohta. Po ashtu, ndoshta e dini s...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
ŽUTA BOJA.jpg

Ngjyra e verdhë - mbusheni hapësirën tuaj me lumturi d...

Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë. Kjo është ngjyra më stimuluese nga të gjith...