Si njëra prej ngjyrave më të ndritshme, ajo reflekton dritën dhe çdo hapësirë e bën, në aspektin pamor, më të madhe se sa që në të vërtetë është. Megjithatë, nëse e bardha mbizotëron atëherë hapësira mund të duket sterile dhe e pakëndshme. Për këtë arsye disajnerët e enterierëve rekomandojnë që në vend të toneve plotësisht të bardha të shfrytëzohen nuancat krem. Me tonimin e ngjyrës së bardhë duke i shtuar asaj ngjyra të tjera fitohen një sërë tonesh interesante të ngjyrës së bardhë që janë tejet aktuale ndër stilistët e hapësirës dhe arkitektët. Nuancat më të njohura të ngjyrës së bardhë janë e fildishta (ivory), ngjyra e bardhë e margaritarit, e bardha saten, ngjyra e guacës, e lirit, e pudrës... Këto ngjyra të bardha i japin çdo hapësire autenticitetin dhe kthjelltësinë, e me siguri do ta shmangni seriozitetin dhe ngurtësinë të cilat ngjyra e bardhë shpeshherë mund t’i krijojë. E bardha në enterier mund të kombinohet me sukses me tone të ngrohta ose të ftohta, të errëta dhe të ndritshme/çelura, intenzive dhe me tone pastel. Me secilin kombinim do ta krijoni një ambient i cili nuk do mbetet i pa vërejtur ngase ngjyra e bardhë është e shkëlqyer si nënshtresë për të vënë në pahë detajet.
Klasika në një mënyrë tjetër
Nëse i doni hapësirat e çelura, të ndritshme dhe pa elemente të tepërta, nuancat e ngjyrës së bardhë janë përzgjedhja ideale për muret t’uaja. Megjithatë, duhet ta keni parasysh se në sipërfaqet e bardha çdo vrazhdësi dhe papastërti bie në sy shumë më qartë se sa te tonet e tjera. Kjo mund të shmanget deri diku me përdorimin e nuancave të tonuara krem të ngjyrës së bardhë. Tonet e bardha krem janë burim i pashterrshëm i inspirimit për të gjithë krijuesit që dëshirojnë të „lozin“ me ambiente të ndryshme. Ato janë gjithmonë zgjedhja më e mirë dhe më e pagabueshme edhe në rast se jeni të pavendosur, ngase me ngjyrën e bardhë vështirë se mund të gaboni. I përgjigjen çdo hapësire, qoftë e madhe apo e vogël, janë neutrale por njëkohësisht edhe luksoze. Nunacat e bardha zakonisht përdoren për tavane, por edhe për korridore të ngushta dhe më pak të ndriçuara.
Nëse vendosni që tërë hapësirën ta gëlqerosni në të bardhë dhe këtë në më shumë nuanca, përpiquni që ti kombinoni nuancat e ngjashme. Prej gabimeve të shpeshta është përzjerja e nuancave të ngrohta me ato të ftohta (psh. Ngjyra vanilë dhe e bardha e kristaltë), sepse në këtë rast tonet e ngrohta duken si të përlyera në krahasim me ato të ftohta. Detajet e sëcilës ngjyrë tjetër, ngjyrës së errët, të fortë dhe të zjarrtë ose të butë dhe të asaj pastel, krahas ngjyrës së bardhë krem, do i japin tredimensionalitetin dhe vulën e veçantë sëcilës sipërfaqe. Tonet e bardha e durojnë shumë mirë një numër të madh detajesh dhe këtë pa efekte të parregullta dhe vrazhda. Për kuzhinën është tejet modern dhe freskues kombinimi i nuancave ngjyrë krem me tone të kaltra dhe të gjelbra (pistaçi ose molla e gjelbër).
Ngjyra e fildishtë është tejet e sofistikuar, ofron notën e rehatisë dhe të ngrohtësisë në çdo hapësirë dhe përputhet shumë mirë me ngjyrat e ngrohta siç janë ngjyra e gështenjës, bezh dhe e verdha e errët. Ngjyra e fildishtë krijon një atmosferë transparente dhe të këndshme, gjë që e bën ideale për dhomat e ndenjes dhe të gjumit. Një ambient i gjallë dhe energjik mund të krijohet me kombinimin e saj me nuanca të gjelbra dhe të kuqe. Hapësira e lyer me ngjyrë të fildishtë me elemente të zeza veçohet me gllamurë dhe luks të veçantë.
Dhe në fund, të gjitha nuancat e ngjyrës krem duken tepër interesante, madje si avangarde në tekstura të vrazhda, siç janë muret nga tullat dhe guri. Shfrytëzoni nuancat e bardha dhe krijoni një ambient gjithmonë në trend dhe in, sikur ato në ballinat e revistave/magazinave botërore.
Lozni me kombinimet e ngjyrave të bardha me tonet e tjera Maxima duke e shfrytëzuar aplikacionin tonë dhe zbulojeni disajnin ideal për hapësirën t’uaj - thjesht kopjojeni fotografinë e hapësirës që dëshironi ta stilizoni dhe filloni me kombinime të pafundme.















