Pigmente te ngjyrat e mureve (tonerët)

Nuk ka bukuri pa ngjyra dhe ngjyrat flasin me të gjitha gjuhët. Shumë prej nesh pajtohen me këtë thënie. Të gjithë e kemi një ngjyrë të dashur për mure, dizajnuesit rekomandojnë ngjyra ideale për dhomat e ditës dhe të gjumit, ngjyra për fasada... Por, a jeni pyetur se çka është ajo që e bën një ngjyrë të tillë? Në të vërtetë, çka e ngjyros ngjyrën dhe i jep një nuancë pikërisht të tillë?

Përgjigjja është-pigmentet në ngjyra.

Çka është pigmenti?


Thënë thjesht, pigmentet janë thërmia të vogla, të forta që nuk treten, roli i të cilave është që t’i japin ton lyerjes së caktuar. Ato e thithin ose e refuzojnë (reflektojnë) dritën dhe në këtë mënyrë e ngjyrosin materialin. Pigmentet te ngjyrat për lyerje mund të jenë të bardhë, të zi por edhe në të gjitha ngjyrat tjera. Përveç tonifikimit, pigmentet shpesh ofrojnë edhe mbrojtje nga rrezet UV dhe nga ndikimet tjera atmosferike dhe kështu ofrojnë përhershmëri dhe e vazhdojnë kohëzgjatjen e lyerjes. Pigmentet, tonerët ose kolorantët apo me cilindo emër, të gjitha mund t’i gjeni në tregun tonë, në të vërtetë janë thërrmija të imta të bluara me ndihmën e të cilave arrihet nuanca e caktuar e ngjyrës. Ngjyrën mund ta tonifikoni vetë me dorë ose te depoja e ngjyrave me shtimin në mënyrë mekanike të sasisë së caktuar të pigmentit.

Çka është pigmenti cilësor në ngjyrën për mure?

Pigmenti i kualitetit të lartë nuk guxon që të reagojnë me komponentët tjerë në përbërjen e lyerjes. Toneri cilësor posedon edhe aftësi të lartë të ngjyrosjes dhe mbulimit. Sa më e madhe që të jetë aftësia e ngjyrosjes, do të na duhen më pak pigmente në lyerje, me çka ai bëhet ekonomik për përdorim. Karakteristikë e rëndësishme e pigmentit është edhe ndjeshmëria ndaj dritës që varet nga madhësia e thërrmijave, përbërja kimike dhe koncentrimit. Me zgjedhjen e pigmentit dhe sasisë së tij, mundet dukshëm të ndikohet në përbërjen kryesore të çdo mjeti të mbuluar, qoftë në gjendje të lëngët para vendosjes në bazë (ngjyra, tharja, viskoziteti) ose pas vendosjes (ngjyra, padepërtueshmëria, shkëlqimi, kohëzgjatja, rezistenca ndaj ndikimeve të ndryshme).

Ndarja e pigmenteve


Ekzistojnë disa mijëra lloje të pigmenteve që dallojnë nga materiali bazë nga e cila përfitohen, nga përbërja, mënyra e prodhimit dhe përpunimit, nga madhësia e thërrmijave dhe kuptohet nga ngjyra. Ndarja më e njohur e pigmenteve është sipas strukturës kimike, në pigmente organike dhe joorganike. Pigmentet organike bazohen në komponimet e karbonit. I dallon sasia e vogël e thërrmijave që mundësojnë tone më intensive dhe më të pastra si dhe fuqi më të vogël të mbulimit. Për shkak të përbërjes së tij organik, ata sipas rregullimit nuk janë rezistent në rrezet UV si dhe në ndikimin e alkaleve, gjegjësisht mjediseve bazë sikurse cementi që është material i shpeshtë në ndërtimtari. Për këtë, pigmentet organike më së shpeshti përdoren me rastin e nuancimit të ngjyrave të brendshme. Pigmentet joorganike më së shpeshti bazohen në komponimet e metaleve. Kanë thërrmija më të mëdha që u japin fuqi më të madhe të mbulimit. Për shkak të madhësisë së pigmentit si dhe për shkak të përbërjes kimike dhe procesit të prodhimit, pigmentet joorganike janë mjaft rezistent në rrezatimin UV si dhe në ndikimin e mjediseve alkale, pra bazike. Për këtë shkak, të gjitha nuancat në MAXIMIX ton kartë që e kanë shenjën “F” përpunohen vetëm me përdorimin e pigmenteve joorganike, që i bën zgjedhje e mrekullueshme për ngjyrat e fasadës dhe malterit.

Pigmenti i parë artificial (sintetik) është e katër egjiptiane. Është përfituar me ngrohjen disa orëshe të kuarcit, të komponimeve të bakrit dhe të kalcium karbonatit në temperaturë afër 1000oC.

Ostali saveti

Teksti alternativ i nënkuptueshëm

Nga fabrika e braktisur deri te inspirimi

Jo rrallë, pikturat si vepra artistike llogariten si elite, vlera të paarritshme që shihen nëpër galeri dhe muze. Mir...

DOWNLOAD CENTAR.jpg

Arti në muri

Shumica e Molerave me përvojë do tua thonë një gjë - ngjyrosja apo gëlqerosja për ta është më shumë se ngjyrosje e mu...

BRAON BOJA.jpg

Ngjyra gështenjë - pasurojeni hapësirën t’uaj me fuqin...

Ngjyra gështenjë bën pjesë ndër ngjyrat neutrale sekundare e cila fitohet me përzjerjen e ngjyrës së kuqe, të gjelbër...

bojanka.jpg

MAXIMA libër për ngjyrosje – dhuratë për kreativët tan...

Librat për ngjyrosje për fëmijë gjithmonë kanë qenë vegla efikase për prindërit për ta pushtuar vëmendjen e fëmijëve...

50 NIJANSI SIVE.jpg

50 nuanca të ngjyrës së murrme në hapësirën/shtëpinnë ...

Ngjyra e murrme është ngjyrë neutrale, ngjyrë kompromisi. Fitohet me përzjerjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë, dy t...

TOPLE I HLADNE BOJE.jpg

Nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ngjyrave në enterie...

Me siguri se deri tani jeni njoftuar me ndarjen e ngjyrave në të ngrohta dhe në të ftohta. Po ashtu, ndoshta e dini s...

ŽUTA BOJA.jpg

Ngjyra e verdhë - mbusheni hapësirën tuaj me lumturi d...

Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë. Kjo është ngjyra më stimuluese nga të gjith...

ZELENA BOJA.jpg

Ngjyra e gjelbër - lyejeni hapësirën t’uaj me natyrën

Enterieristët thjesht e adhurojnë ngjyrën e gjelbër. Ja përse... Ngjyra e gjelbër është neutrale dhe përputhet pothua...