Skema analoge e kombinimit të ngjyrave - çfarë është dhe si përdoret skema

Njëri prej elementeve më të rëndësishëm për rregullimin e elementëve është përgjedhja e ngjyrave. Kjo është edhe njëra prej sfidave më të mëdha ngase ngjyrat kanë ndikim të jashtëzakonshëm në krijimin e ambientit. E vejmë vetëm një detaj në ngjyrën tjetër dhe e tërë hapësira merr pamje krejtësisht tjetër.

Nga ana tjetër, ngjyrat dhe nuancat e tyre janë të shumta, por të shumta janë edhe mundësitë për përshtatjen e tyre. Sa ngjyra duhet të përdorim për ta krijuar një harmoni të këndshme në hapësirën tonë? Si t’i harmonizojmë dhe njëkohësisht t’i shmangemi përshtypjes së monotonisë ose mungesës së shijes dhe laramanisë kaotike? Planifikimi i kombinimit fitues të ngjyrave fillon me hulumtimin dhe kuptimin e veçorive të ngjyrave si dhe të raportit ndërmjet tyre. Vegla kryesore për kombinimin e ngjyrave është paleta e rrumbullakët prej 12 ngjyrash. Ngjyrat në rreth ndahen në të ngrohta dhe të ftohta, primare, dytësore, terciare dhe neutrale. Përveç këtyre mund të jenë edhe të errëta dhe të ndritshme. Njohja e mirë e këtyre veçorive mund të na ndihmojë për ta krijuar ambientin e dëshiruar, që t’i theksojmë përparësitë dhe t’i zbusim mungesat e hapësirës së caktuar.

Njëra prej rregullave themelore është që të kombinohen jo më shumë se tre ngjyra. Ekzistojnë disa parime të përcaktuara dhe të dëshmuara lidhur me rënditjen e ngjyrave, e njëra prej tyre është skema analoge.

Ngjyrat analoge për një harmoni dhe rehati

Skema analoge paraqet kombinimin e tre (munden edhe dy) ngjyrave të cilat gjenden në varg njëra pranë tjetrës. Nuancat analoge përputhen shumë mirë dhe me to krijohen ambiente të qeta, harmonike dhe konfore. Disajnerët e enterierëve rekomandojnë që të zbatohen parimet analoge për harmonizimin e ngjyrave të ngrohta ose të ftohta. Për shembull, për dhomën është ideal kombinimi i ngjyrës së kuqe, portokalli dhe të verdhë. Me këtë kombinim krijohet një ambient jashtëzakonisht i ngrohtë dhe komod. E verdha, e kaltra dhe e gjelbra japin efekt më të ftohtë dhe janë ideale për dhomat për pushim dhe relaksim. Në mënyrë që të shmangni laramaninë disharmonike në hapësirën t’uaj, do duhej që njëra ngjyrë të jetë mbizotëruese dhe që pjesa më e madhe e hapësirës së lyhet me këtë ngjyrë. Prej dy ngjyrave të tjera analoge njëra do të shërbejë si dytësore ndërkaq tjetra si theksuese, për t’i vënë në pah detajet. Struktura e këtillë e ngjyrave haset shpesh në natyrë dhe për këtë arsye është joshëse për syrin e njeriut. Shembulli më i mirë për skemën analoge të rënditjes së ngjyrave është shkallëzimi analog i ngjyrave të gjetheve në vjeshtë. Në art njëri prej shembujve të rënditjes së ngjyrave është „Luledielli“ i Van Gogut.

Edhe pse kombinimi analog i ngjyrave krijon harmoni dhe baraspeshë, si mangësi mund të theksohet mungesa e një kontrasti më të fortë. Natyrisht, ekzistojnë mënyra për të krijuar më shumë kundërthënie në koloritin e përshtatur analog.

Na kraju, mund edhe të mos dini asgjë për ngjyrat dhe përshtatjen e tyre në enterier. Që në hapësirën t’uaj të krijoni atë që dëshironi, më së miri është që të gjitha punët e planifikimit, përzgjedhjes së materialeve përkatëse dhe kryerjen e punimeve t’ia besoni ekipit të profesionistëve. Juve ju mbetet që vetëm të thoni çfarë dëshironi, të jepni inisiativën, ndërsa ekspertët do të përkujdesen që dëshirat t’uaja të realizohen në sipërfaqet e mureve t’uaja në afatin sa më të shkurtër.




Ostali saveti

Teksti alternativ i nënkuptueshëm

Nga fabrika e braktisur deri te inspirimi

Jo rrallë, pikturat si vepra artistike llogariten si elite, vlera të paarritshme që shihen nëpër galeri dhe muze. Mir...

DOWNLOAD CENTAR.jpg

Arti në muri

Shumica e Molerave me përvojë do tua thonë një gjë - ngjyrosja apo gëlqerosja për ta është më shumë se ngjyrosje e mu...

pigmenti11.jpg

Pigmente te ngjyrat e mureve (tonerët)

Nuk ka bukuri pa ngjyra dhe ngjyrat flasin me të gjitha gjuhët. Shumë prej nesh pajtohen me këtë thënie. Të gjithë e...

BRAON BOJA.jpg

Ngjyra gështenjë - pasurojeni hapësirën t’uaj me fuqin...

Ngjyra gështenjë bën pjesë ndër ngjyrat neutrale sekundare e cila fitohet me përzjerjen e ngjyrës së kuqe, të gjelbër...

bojanka.jpg

MAXIMA libër për ngjyrosje – dhuratë për kreativët tan...

Librat për ngjyrosje për fëmijë gjithmonë kanë qenë vegla efikase për prindërit për ta pushtuar vëmendjen e fëmijëve...

50 NIJANSI SIVE.jpg

50 nuanca të ngjyrës së murrme në hapësirën/shtëpinnë ...

Ngjyra e murrme është ngjyrë neutrale, ngjyrë kompromisi. Fitohet me përzjerjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë, dy t...

TOPLE I HLADNE BOJE.jpg

Nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ngjyrave në enterie...

Me siguri se deri tani jeni njoftuar me ndarjen e ngjyrave në të ngrohta dhe në të ftohta. Po ashtu, ndoshta e dini s...

ŽUTA BOJA.jpg

Ngjyra e verdhë - mbusheni hapësirën tuaj me lumturi d...

Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë. Kjo është ngjyra më stimuluese nga të gjith...