Në rrëfimet për ngjyrat dhe mënyrat e përshtatjes së tyre çdo gjë fillon nga rrethi në të cilin janë sistemuar 12 ngjyra - 3 bazë, 3 dytësore dhe 6 terciare. Ngjyrat e spektrit mund të jenë të ngrohta, të ftohta, të errëta dhe të ndritshme. Në rreth nuk ka ngjyra neutrale siç janë e bardha, e zeza, e murrmja, bezh dhe gështënjë.
Ngjyrat në rreth janë në raporte të ndërsjella, e në bazë të tyre kanë lindur mënyra të ndryshme për përshtatjen e tyre.
Njëra prej skemave më të thjeshta për kombinimin e ngjyrave është skema komplementare ose e kontrasteve. Sipas parimit të parë në hapësirë kombinohen dy ngjyrat të cilat qëndrojnë në rrethin e ngjyrave përballë njëra tjetrës. Këto dy ngjyra janë në harmoni natyrale, andaj natyrshëm plotësohen dhe theksohen, siç janë e kuqja dhe e gjelbra, e verdha dhe vjollcë, e kaltra dhe portokalli.
Shfrytëzojeni dinamikën e kontrasteve në enterier
Rezultati që del nga kombinimi i dy ngjyrave të kundërta mund të jetë tejet interesant. Në këtë mënyrë bëhet bashkimi i toneve të ngrohta dhe të ftohta dhe kësisoj arrihet një gjallëri dhe dinamikë e jashtëzakonshme në hapësirën t’uaj. Megjithatë, do të duhej të përdoreshin në mënyrë të dozuar, kështu që varësisht nga efekti i dëshiruar njërën ngjyrë e bëjmë mbizotëruese, ndërsa tjetrën theksuese. Si ngjyrë bazë zakonisht merret e ftohta, me intensitet më të ulët, ndërkaq e ngrohta e pastër për theksimin e detajeve. Me ngjyrat komplementare më leht se zakonisht mund të tërhiqet vëmendja dhe të vihet në pah një segment ose detaj i caktuar në disajnin e enterierit.
Nëse përdoren të dy tonet e pastra, kombinimet janë tepër vibruese, pothuajse „piskasin“ në sipërfaqet e mureve duke krijuar një ndjenjë të pakëndshme. Për shembull, me kombinimin e ngjyrës së kuqe dhe të gjelbër krijohet një atmosferë intensive, sikur ajo e festave të vitit të ri e cila assesi nuk përfundon.
Për shkak të forcës, enterieristët gjithmonë përcaktohen për kombinimin e nuancave të mbyllëta të cilat krijojnë një ambient shumë të këndëshëm. Vlen të theksohet se ekziston një numër pakufizuar i miksturave të llojllojshme të nuancave dhe toneve që mund të fitohen duke e shtuar në to bojën e bardhë ose të zezë.
Një kontrast më pak i theksuar mund të krijohet me kombinimin e ngjyrave të ndara komplementare. Ato përbëhen nga njëra ngjyrë bazë dhe dy (analoge) përballë saj. Me një këso përshtatjeje të nuancave arrihet më lehtë baraspesha pamore dhe ambienti harmonik, ndërsa neutraliteti e qetëson hapësirën. Skema komplementare e përshtatjes së ngjyrave mund të aplikohet në çdo hapësirë, veçanërisht në dhomat e fëmijëve, në dhomën e ndenjes dhe në trepezari. Ngjyrat kontraste plotësohen në mënyrë të ndërsjellë, por nëse përzjehen ato neutralizohen. Mikstura e cilës do prej dy muacave komplementare është neutrale. Një numër i pafund i kombinimeve të ngjyrave kontraste mund të na hutojë, veçanërisht ata të pavendosurit. Kjo do të thotë se ka shumë mundësi për të gabuar. Prandaj kombinimi më i sigurtë në këtë rast është ekipi profesionist duke aplikuar materialet dhe ngjyrat cilësore dhe të verifikuara. E, juve pastaj ju mbetet vetëm që të kënaqeni në koloritin e këndshëm të shtëpisë ose të mjedisit t’uaj biznesor.