Skema monokromatike e kombinimit të ngjyrave - e njëjta ngjyrë në më shumë tone

Ngjyrat janë një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm dhe i cili më së shpeshti përdoret në disajnim në përgjithësi, e për rregullimin enterierit në veçanti.

Nëse ka pak ngjyrë  edhe hapësira duket monotone. Në anën tjetër, nëse koloriti është i tepërt vizitorët do ta braktisin me të shpejtë hapësirën „e atakuar“ me laramani kaotike. Baraspesha pamore dhe harmonia është ajo që e synojmë në kompozicionin e kolorit. Por si ti realizojmë në enterier?

E gjithë magjia e kombinimit fitues të ngjyrave fillon nga paleta qarkore pre 12 ngjyrash. Këto janë 3 bazë, 3 dytësore dhe 6 ngjyra terciare të vendosura në qark, sipas rendit të caktuar. Qysh në shkollë na kanë mësuar se ngjyrat mund të jenë të ngrohta e të ftohta dhe të errëta e të ndritshme.

Në shikim të parë mund të shohim se në rreth nuk janë e zeza dhe e bardha, ngase këto janë ngjyra që nuk gjenden në spektrin e diellit. Nuk gjendet as e murrmja e cila fitohet me përzjerjen e tyre. Këto janë të ashtuquajturat ngjyra akromatike, përkatësisht neutrale. Secili grup dhe secila ngjyrë individualisht mund të shërbejë për arritjen e efekteve të caktuara, për t’i vënë në pah përparësitë si dhe për mbulimin e mangësive të caktuara në hapësirë.

Duke e përdorur rrethin e ngjyrave si bazë, pastaj duke i njohur karakteristikat e ngjyrave dhe të lidhjeve të tyre të ndërsjella, mund të arrihet një kombinim i suksesshëm i nuancave në sipërfaqet e mureve. Në disajnim ekzistojnë disa skema matematikisht të sakta të kombinimit të ngjyrave të cilat padyshim japin një efekt të këndshëm dhe të baraspeshuar në hapësirën e caktuar. Skema monokromatike e kombinimit të ngjyrave është më e thjeshta nga të gjitha dhe për zbatimin e saj përdoret vetëm një ngjyrë e cila përseritet me intensitete dhe ndritje të ndryshme.

Fytyra të shumta të  një ngjyre në murin t’uaj

Parim i koloritit i cili përfshin vetëm një ngjyrë në variante të ndryshme të ngopjes dhe ndritshmërisë është e ashtuquajtura skema e përshtatjes së ngjyrave në enteriar. Edhe pse bazohet në përdorimin e vetëm një ngjyre, kjo mënyrë e kombinimit të ngjyrave mund të jetë tejet interesante dhe e llojllojshme. Në mënyrë që të shmanget monotonia, propozohet përdorimi i kontrasteve. Kontrastin më të theksuar ndër të gjitha ngjyrat e kanë e zeza dhe e bardha. Nëse këto ngjyra i shtohen ndonjë toni tjetër fitohen vlera të ndryshme, përkatësisht nuancat e saj të errëta ose të ndritshme. Duhet pasur parasysh se ngjyrat për rreth ndikojnë në faktin se sa një ngjyrë do të duket e ndritshme apo e errët. Skema monokromatike e kombinimit të nuancave mund të zbatohet me sukses edhe me rastin e stilizimit të cilës do hapësirë, qoftë ajo banesore ose biznesore. Megjithatë, kjo skemë më së shpeshti përdoret për stilizimimin e dhomave të ndenjes dhe të gjumit. Mjafton që vetëm të përdoret ngjyra përkatëse e cila përputhet me ambientin që dëshirojmë ta krijojmë. Me rastin e përgjedhjes së ngjyrës duhet pasur parasysh se edhe ngjyrat kanë ndikim të madh prikofizik tek njeriu. Kështu, ngjyrat e ngrohta janë ideale për hapësira të mëdha që janë të kthyera nga veriu, të cilave ua japin një pamje më intime dhe më të butë. Ngjyrat e ftohta e zgjërojnë hapësirën në aspektin pamor duke krijuar ndjenjën e qetësisë. Nëse e marrim ngjyrën e gjelbër dhe i kombinojmë disa prej nuancave të saj më të ndritshme dhe më të errëta do të fitojmë një ambient sfidues, e njëkohësisht edhe relaksues.
Monotonia mund të shmanget nëse ngjyrën e vëjmë në muret me teksturë të ndryshme. Kësisoj edhe me parimin monokromatik të kombinimit të ngjyrave mund të krijojmë efekte të fuqishme dhe dramatike në hapësirën tonë. Nëse edhe më tutje kombinimi i ngjyrave ju duket punë e komplikuar dhe nuk dëshironi që ta rrezikoni rezultatin përfundimtar, më së miri është që t’u drejtoheni profesionistëve. Me përdorimin e materialeve cilësore dhe me kryerjen profesionale të punimeve, edhe ju, pa stres të madh, mund ta krijoni një enterier që mund ta hasni në ballinat e revistave.




Ostali saveti

Nga fabrika e braktisur deri te inspirimi

Jo rrallë, pikturat si vepra artistike llogariten si elite, vlera të paarritshme që shihen nëpër galeri dhe muze. Mir...

DOWNLOAD CENTAR.jpg

Arti në muri

Shumica e Molerave me përvojë do tua thonë një gjë - ngjyrosja apo gëlqerosja për ta është më shumë se ngjyrosje e mu...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
pigmenti11.jpg

Pigmente te ngjyrat e mureve (tonerët)

Nuk ka bukuri pa ngjyra dhe ngjyrat flasin me të gjitha gjuhët. Shumë prej nesh pajtohen me këtë thënie. Të gjithë e...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
BRAON BOJA.jpg

Ngjyra gështenjë - pasurojeni hapësirën t’uaj me fuqin...

Ngjyra gështenjë bën pjesë ndër ngjyrat neutrale sekundare e cila fitohet me përzjerjen e ngjyrës së kuqe, të gjelbër...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
bojanka.jpg

MAXIMA libër për ngjyrosje – dhuratë për kreativët tan...

Librat për ngjyrosje për fëmijë gjithmonë kanë qenë vegla efikase për prindërit për ta pushtuar vëmendjen e fëmijëve...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
50 NIJANSI SIVE.jpg

50 nuanca të ngjyrës së murrme në hapësirën/shtëpinnë ...

Ngjyra e murrme është ngjyrë neutrale, ngjyrë kompromisi. Fitohet me përzjerjen e ngjyrës së bardhë dhe të zezë, dy t...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
TOPLE I HLADNE BOJE.jpg

Nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ngjyrave në enterie...

Me siguri se deri tani jeni njoftuar me ndarjen e ngjyrave në të ngrohta dhe në të ftohta. Po ashtu, ndoshta e dini s...

Teksti alternativ i nënkuptueshëm
ŽUTA BOJA.jpg

Ngjyra e verdhë - mbusheni hapësirën tuaj me lumturi d...

Ngjyra e verdhë është ngjyra e diellit, e shkëlqimit dhe e kthjelltësisë. Kjo është ngjyra më stimuluese nga të gjith...