HIDROMAX®505
Material hidroizolues elastik 2k me bazë çimentoje-polimeriHIDROMAX 505 është një masë elastike dykomponentëshe polimer-çimento me bazë çimentoje, i prodhuar me bazë çimentoje, nga filli i përzgjedhur, polimerët me shtesë aditivësh që janë rezistent ndaj ujit dhe që nuk lejojnë depërtueshmërinë e ujit. Përbëhet nga komponenti i tharë A dhe komponenti i lëngët B, me përzjerjen e të cilëve fitohet një masë pastoze e cila vihet me brushë. Përdoret për mbrojtjen e objekteve nga shfaqja e lagështisë kapilare, nga depërtimi i ujit me shtypje të ulët, si dhe në situatat kur është e nevojshme të sigurohet jo depërtueshmëria e ujit me rastin e shtypjes pozitive hidrostatike të ujit. Rekomandohet për hidroizolimin e banjove, kuzhinave, mureve të përgjithshme, hapësirave të bodrumeve dhe themeleve, si dhe të rezervoarëve dhe pishinave. Mund të shfrytëzohet edhe te sistemet me ngrohje nën dysheme.