HIDROMAX®Flex
masë fleksibël 2K hidroizoluese me bazë polimer-çimentoHIDROMAX Flex është një masë fleksibël 2K e krijuar mbi bazën e çimentos dhe e avancuar me polimerë rezistentë ndaj ujit që nuk lejojnë depërtueshmërinë e ujit, me agregatë të përzgjedhur në mënyrë të veçantë dhe e fisnikëruar me aditivë të veçantë. Përbëhet nga komponenti i tharë A dhe nga komponenti i lëngët B, me bashkimin e të cilëve fitohet një masë brumore e cila vihet me brushë ose me shpatëz metalike për gletim. Përdoret për mbrojtjen e objekteve nga shfaqja e lagështisë kapilare, nga depërtimi i ujit me presion si dhe në ato situata kur duhet të pengohet depërtueshmëria e ujit në rastet e presionit hidrostatik pozitiv të ujit. Rekomandohet për hidroizolimin e banjove, kuzhinave, mureve nën sipërfaqe, të lokaleve në sipërfaqe të tokës dhe të bodrumeve, shiritave të themeleve, rezervoarëve të ujit, tarracave dhe ballkonëve.