
HIDROMAX®Lastic
llaç elastik 1K hidroizolues me bazë polimer-çimento


HIDROMAX Lastic është një masë elastike në trajtë pluhuri 1K, e krijuar në bazë të çimentos, agregatëve të përzgjedhur në mënyrë të veçantë, e avancuar me polimerë rezistent ndaj ujit, përkatësisht ndaj depërtueshmërisë së ujit dhe ndaj lakalieve, e përforcuar me fibra, dhe e fisnikëruar me adetivë të veçantë për hidroizolimin dhe mbrojtjen e sipërfaqeve. Është i përshtatshmëm për mbushjen e qarjeve, ngjitet shumë mirë në sipërfaqe minerale. Pasi të përzjehet me ujë fitohet një masë brumore (pastoze) e cila vihet me furçë (brushë) ose me shpatëz metalike. Përdoret për mbrojtjen e betonit dhe të objekteve nga shfaqja e lagështisë kapilare, nga depërtimi i ujit me presion si dhe në situatat ku kërkohet pengimi i depërtueshmërisë së ujit në rast të presionit hidrostatik pozitiv dhe negativ të ujit. Rekomandohet për hidroizolimin e kuzhinave, banjove, mureve nën sipërfaqe, të lokaleve në sipërfaqe të tokës, të shiritave të themeleve, të pishinave të notit, rezervoarëve, tarracave dhe ballkoneve, përkatësisht të të gjitha sipërfaqeve që u ekspozohen ndikimeve atmosferike dhe lakimeve të mundshme.