
KERAMOL® Elastic White
ngjitës i bardhë shumë elastik për ngjitjen e pllakave të qeramikës




KERAMOL Elastic White është ngjitës tejet elastik për pllaka të qeramikës me bazë çimentoje të bardhë, të agregatëve veçanërisht të përzgjedhur, polimerëve sintetik dhe aditivëve. Dedikohet për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm, në sipërfaqe të mureve dhe të dyshemesë për ngjitjen e gurit transparent, mermerit, gurit gëlqeror, qeramikës dhe të prizmave të xhamit. Nuk e ndryshon ngjyrën e materialit. E duron temperaturën prej –20 °C deri
+70 °C. Rekomandohet për përdorim në banjo, kuzhina, sisteme me ngrohje nën dysheme, në pishina, balkonë dhe në tarraca, përkatësisht në të gjitha situatat në të cilat pllakat e ngjitura i ekspozohen lagështisë së shtuar dhe ndryshimeve të temperaturës. Është ideal për ngjitjen e plakave pa thithshmëri dhe në sipërfaqet jo të rrafshëta, kritike dhe me cilësi deformabile.